Mjekja shqiptare në Itali: Kurajo e Britanisë së Madhe për të eksperimentuar me vaksinimin do ndihmojë gjithë Europën

4 Dhjetor 2020 | 16:29

Rubena Maçi, mjeke famije në Itali, tha për Euronews Albania se numri rekord i të vdekurve në Itali pritej, pasi nga statistikat epidemiologjike është normale që pas kufizimeve të marra në fillim të muajit nëntor do të pritej që numri i personave të infektuar të ulej, siç edhe ndodhi, por për të parë një ulje të numrit të viktimave duhet të kalojnë së paku edhe 2 javë të tjera.

Ajo u shpreh besimplotë se nëse vazhdohet me këtë trend numri i infektimeve do vijojë të bjerë, deri sa të nisë edhe procesi i vaksinimit, që sipas ministrit italian të shëndetësisë është parashikuar në tre muajt e parë të vitit.

Sipas mjekes, kuraja e Britanisë së Madhe si shteti i parë që eksperimenton me vaksinimin do të jetë një ndihmesë shumë e madhe për vendet e tjera të Evropës.

“Kuraja e Britanisë si shteti i parë që do të eksperimentojë me vaksinimin do të jetë një ndihmesë shumë e madhe për vendet e tjera të BE, edhe pse Anglia s’është më pjesë e BE. Kurse vendet tona në BE duhet të kalojnë disa burokraci

Ministri i Shëndetësisë në Itali flet për muajin janar, shkurt, mars për organizimin e vaksinimit në bazë të prioritetit, duke nisur nga mjekët dhe të moshuarit”, tha mjekja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026