Mjeku Koraqi: Kujdes gjatë pushimeve, COVID transmetohet në ujë të ëmbël
Andi Koraqi, shef i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT e lidh shtimin e rasteve të reja me coronavirus me lehtësimin e masave dhe pakujdesinë e qytetarëve në ruajtjen e distancës sociale dhe marrjen e masave mbrojtëse.
“Virusi është prezent, nuk ka ikur dhe nuk është zhdukur. Si rrjedhim i hapjes është rritur koha e ekspozimit të njerëzve karshi njëri-tjetrin dhe takimet e shpeshta. Kjo është arsyeja kryesore rritjes së rasteve”, tha mjeku.
Duke theksuar se, rritja e temperaturës nuk ka sjellë uljen e virulencës së virusit, Koraqi u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm gjatë pushimeve, duke theksuar se COVID-19 transmetohet në ujërat e ëmbla, ndaj këshillon që të mos përdoren pishinat.
“Nuk ka asnjë të dhënë se virulenca ndikohet nga temperatura e lartë, mbetet me të njëjtën virulencë si në fillim. Që të themi se është ulur virulenca, virusi duhet të ketë pësuar mutacion, pra të jetë krijuar një virus i ri. Coronaviruset janë viruse që kontaminojnë edhe ujërat.
Ka të dhënë sporadike se nuk përhapet përmes ujërave të kripura por përhapet përmes ujërave të ëmbla. Duhet pasur kujdes nga pishinat. Rreziku në plazh është rreziku i grumbullimeve të mëdha. Si pasojë e rritjes së temperaturave dhe uljes së lagështirës mund të jetë ulur transmetueshmëria, por asnjëherë virulenca”, theksoi mjeku.
I pyetur mbi mundësinë e rikthimit të karantinës, ai thotë se, nuk do të arrijmë asnjëherë në izolim total sicc ndodhi në fillimin e pandemisë, por u bën apel qytetarëve që të mbajnë maskë dhe të lajnë duart.
Lidhur me infektimin e mjekëve në QSUT, Koraqi tha se ashtu si qytetarët dhe mjekët me heqjen e masave janë treguar të pakujdesshëm. “Në momentin e daljes nga karantina u krijua ideja në masën e popullit që virusi u zhduku dhe sigurisht dhe mjekët nuk bëjnë përjashtim nga populli. Patën pakujdesi në ruajtjen e distancimit dhe përdorimit të masave mbrojtëse”, deklaroi shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran