Pogradec, dy aksidente në një hark të shkurtër kohor, një i vdekur dhe disa të plagosur

30 Qershor 2026 | 19:43

Dy aksidente rrugore janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në Pogradec, brenda një harku të shkurtër kohor. Paraprakisht dyshohet se reshjet e shiut dhe lagështia në rrugë kanë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve.

Aksidenti i parë ka ndodhur në Qafë Pllocë, në aksin e ri rrugor, ku drejtuesi i një furgoni ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, shoferi ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Bashkiak të Pogradecit ku dhe ka humbur jetën.

“Drejtuesi i mjetit Amarildo Islamaj është 32 vjeçari nga Vlora i cili ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës në të dy krahët e saj. Goditja ka qenë shumë e fortë dhe shoferi ka marre dëme të mëdha, që i kanë shkaktuar humbjen e jetës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, njofton policia.

Ndërkohë, një tjetër aksident është regjistruar në aksin Pogradec–Lin, pranë fshatit Pojskë. Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja kanë mbetur të plagosur të paktën tre persona, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i bllokuar brenda automjetit, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës.

Policia dhe grupet hetimore kanë mbërritur në të dyja vendngjarjet dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidenteve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 31-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë

Në ditën e 31-të të protestës së tyre, aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur këtë të martë pasdite përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Pjesëmarrësit kanë...
19:57 | 30/06/2026

Aksident në Mallakastër, kamioni me koshere del nga rruga dhe përmbyset, bletët shpërndahen në zonë (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar të martën pasdite në afërsi të fshatit Poçem, në Mallakastër, ku një kamion që transportonte koshere bletësh ka dalë nga...
19:49 | 30/06/2026

Braçe reagon për protestën te Parlamenti: Sulmi ndaj policisë cenon autoritetin e shtetit, dhuna nuk është ‘Shqipëria e re’

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas incidenteve të shënuara këtë të martë gjatë protestës së zhvilluar jashtë ambienteve të Kuvendit të...
19:26 | 30/06/2026