Mjeku Dasho tregon pasojat afatgjata të COVID-it te pacientët
Epidemiologu Erion Dasho ka treguar për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania” disa nga pasojat afatgjata që lë Covid-19 te pacientët.
Dasho u shpreh se një nga pasojat kryesore është lodhja, për shkak se të mos oksigjenimit të mirë të organizmit.
Mjeku shtoi se problemet me memorien dhe çrregullimet e gjumit janë disa nga pasojat e referuar nga një pjesë e madhe e pacientëve.
“Problemi kryesor që lë covidi në afatgjatë dhe e referojnë shumë pacientë është lodhja. Një nga shkaktarët e lodhjes është për shkak të mos oksigjenimit të mirë të organizmit. Kemi vështirësinë në frymëmarrje, një kollë, dhimbjet në kyçe sidomos në artikulacione. Një pjesë e madhe e pacientëve refrojnë probleme me memorien, kanë shenja të harresës. Kanë çrregullime të gjumit, dhimbje muskulore, dhimbje koke.
Çrregullimi i oksigjenit ka lidhje edhe me rrahjet e zemrës. Shenja e parë që u fol për covidin është humbja e aftësisë për të nuhatur apo e shijes, në disa raste vazhdon për disa muaj dhe ka pacientë që nuk e kanë rikuperuar këtë humbje”, tha Dasho.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve