Mjeku ortoped: Qëndrimi me orë para TV apo celularëve i dëmshëm për fëmijët

4 Shtator 2023 | 16:54

Qëndrimi i fëmijëve  për një kohë të gjatë ulur përballë televizorit, apo çdo pajisje teknologjike, nuk dëmton vetëm sytë por edhe qafën e shtyllën kurrizore.

Në një intervistë për Euronews Abania, kirurgu ortoped Ilir Hasmuça, thotë se mënyra si qëndrojnë fëmijët është e gabuar.

“Përdorimi i tabletiti, celularit, televizorit për orë të gjata patjetër që shkakton probleme  te fëmijët mund të ketë problem të kolonës, qoftë të qafës, dhe defektet që në shohim shpesh sidomos në fazën e pubertetit janë ato që ne i themi kifoza dhe skolioza pra deformimi i kolonës, pra harkimi majtas apo djathtas”- u shpreh, Ilir Hasmuça, mjek ortoped tek spitali i Traumës.

Rastet nuk janë të pakta. Ato kanë ardhur duke u shtuar.

“Statistika të mirëfillta nuk ka por nga statistikat personale unë çdo muaj shoh 4 apo 5 sidomos moshën e fillimit  të pubertetit”- tha Hasmuça.

Shpesh janë prindërit ata që e vërejnë deformimin në trupin e fëmijës, ose ankesa e tyre për dhimbje në shpinë që i çon tek doktori.

“Po mund ti rikuperojmë sh mirë dhe pa problem, por nëse nuk i kapim në kohë mund të kemi deformime të parikthyeshme me të cilat nuk mund ti kalojmë me trajtime conservative, korse, fizioterapi dhe not por mund të shkojnë deri tek operacioni.

Veç qëndrimit për ore para videolojrave apo televizorit, mjekët kërkojnë të bëhet kujdes edhe me mënyrën se si qëndrojnë në klasë gjatë mësimit, dhe studimit, pasi ky është një tjetër faktor që po dëmton shtyllën kurrizore të fëmijëve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026