Mjeshtri gurgdhendës, 20 vite duke skalitur rrugicat në Gjirokastër

24 Dhjetor 2024 | 16:11

Me çekanin e gurskalitësit në duar prej 20 vitesh gurgdhendësi Selami Rondo shtron rrugët e kalldrëmta duke zbukuruar me qilimat e gurtë qytetin e Gjirokastrës. Ai shprehet se mjeshtërinë e gurskalitësit e ka trashëgimi familjare sepse edhe të parët e tij kanë punuar dhe gdhendur gurin.

“Kemi një lidhje, një trashëgimi familjare me këtë zanat, kemi pasur edhe ustallarë të tjerë të moçëm si Xhemali Rondo, se edhe unë jam nga ky fis dhe e dyta, është që më pëlqen, dua edhe unë të jap një ndihmesë përderisa më pëlqen ky zanat dhe e ushtroj, të japë edhe një ndihmesë timen se është një zanat pothuajse në zhdukje”, thotë Rondo.

Gurgdhendësi ka punuar për ndërtimin e rrugëve të kalldrëmta në shumë lagje të qytetit.

“Kemi punuar tek kalaja, pazarin, rruga e lagjes “Varosh”, por këtu ku jemi tani momentalisht është një diçka që bëhet nga e para, nuk janë meremetime, nuk janë pjesë të ngushta, por i kemi marrë të gjitha këto rrugë dhe po i bëjmë nga e para, nga fillimi” 2.10-2.

Banorët e qytetit si dhe turistët e vlerësojnë punën e mjeshtërve gurgdhendës sepse hijeshojnë Gjirokastrën si dhe mbajnë gjallë traditën e punimit  dhe skalitjes së gurit.

Mjeshtri gurgdhendës apelon që tradita shekullore e skalitjes së gurit duhet të transmetohet tek të rinjtë në mënyrë që ky zanat të mos harrohet. Rrugët e kalldrëmta janë një prej simboleve të qyteti të Gjirokastrës, të cilat tërheqin turistët nga vende të ndryshme të botës.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026

Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në linjën Durrës-Bari janë rikthyer për...
18:59 | 14/07/2026