Mjeshtri nga Vlora që nxjerr jetesën me anije artistike
Prej më shumë se 30 vitesh Axhem Binaj njihet si një nga mjeshtrit e modelimit dhe prodhimit të anijeve artistike.
Këtë zanat e nisi në vitin 1992 kur sapo ishte larguar nga detaria të cilën e njihte mirë. Ndërrimi i sistemit, e bashkoi me të papunët e tjerë, ish-kolegë të ndërmarrjes artistike.
“Më përpara kam punuar në det dhe pak a shumë e di se çfarë objektesh do një anije. Me ardhjen e demokracisë, çdo njeri po pozicionohej në punën e tij. Unë kisha një vëlla dhe kunatën që punonin në artistike dhe iu përkushtuam kësaj linje. Tregu ishte i varfër dhe traditën e Vlorës e përcollëm ne”, thotë ai.
Ka modeluar e prodhuar gjithfarë anijesh. Pëmend “Liburna”-n, “ Lembian”-n e mjaft të tjera anije të famshme nga koha e mesjetës me dy e tre direkë. Rreth tre muaj punë të pa ndërprerë i ka kërkuar modelimi dhe prodhimi i anijes me emrin “Americo Vesspuçi”, katër metra e gjatë, me e madhja dhe më voluminozja e prodhuar në këto gati dy dekada e cila ndodhet në Durrës.
“Kjo anije quhet “Americo Vesspuçi”, është prodhuar në Itali në 1930 dhe gjatë Luftës së dytë Botërore ka qenë anije spital. Është quajtur perla e ushtrisë italiane. Edhe sot e kësaj dite është në lundrim dhe shërben për oficerët e rinj të marinës italianë”, shprehet Binaj.
Me katalogët që ka në punishte, ai tregon për fotot e anijeve që ka ndërtuar duke filluar nga anija Çezar e deri te Liburna.
“Kjo është një anije angleze e bërë në 1864. Këtu janë bërë dy anije. Lundronin zakonisht në kolonitë angleze deri në Australi. Ishin rivale të njëra-tjetrës. Kjo do të paktën 10 ditë”, sipas tij.
Sa i përket të rinjve që duan të mësojnë këtë zanat Axhemi thotë se tashmë rinia vrapon drejt fitimit të menjëhershmëm, ndërsa kjo punë është fitimprurëse por do durim e përkushtim.
“Që të punojnë sapo vijnë dhe nuk i kushtojnë vëmendje. Mund të jenë me kokrra, po rendin pas fitimit të shpejtë”, tha Binaj.
LEXONI GJITHASHTU
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin