Modë në kohën e coronavirusit: Dolce & Gabbana prezanton koleksionin e ri, Armani sfilatë pa publik
Dolce & Gabbana përgatitet për të ftohtin e vitit që vjen duke organizuar sfilatën vjeshtë-dimër 2020 duke na sugjeruar triko të gjëra, çorape të leshta dhe pantofla gëzof.
Prezantimi i markës së njohur në Javën e Modës në Milano u zhvillua pak kohë pasi stilisti Giorgio Armani bëri me dije se shfaqja e tij e përcaktuar dy orë pas Dolce Gabbana do të zhvillohej në një teatër bosh, pa pjesëmarrjen e medias apo publikut. Një vendim i marrë si masë paraprake për shkak të përhapjes së coronavirus në Itali.
Disa të ftuar në sfilatën e Dolce & Gabbana mund të shiheshin teksa mbanin të veshur maska mbrojtëse për fytyrën.
Duke u ndalur tek sfilata, dizajnuesit Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana përgëzuan krijuesit për koleksionin e titulluar “Made by Hand”. Ekranet me pamje bardhe e zi treguan rrobaqepës dhe të tjerë përpunues që punonin me dorë.
“E kaluara dhe origjinaliteti janë të lidhura me të ardhmen përmes një interpretimi të ri të ‘punuar me dorë’”, – u shprehën stilistët.
Dolce & Gabbana i veshën modelet e tyre me pulovra të gjata, pantallona të shkurtra të thurura dhe çorape të leshta. Por shkëlqimi ishte gjithashtu i pranishëm, duke marrë jetë në fustane sensuale, funde dhe këmisha të gjera. Këpucët me takë të lartë ndërthurshin me çorape të trasha. Të gjitha stilimet, plot 121 të tilla, parakaluan nën tingujt e muzikës së këngëtares Amy Winehouse.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet