Moldavia thotë se nuk po synon të anëtarësohet në NATO

1 Dhjetor 2022 | 11:20

Moldavia nuk po synon anëtarësimin në NATO, tha ministri i Jashtëm Nicu Popescu, duke shtuar se neutraliteti i shtetit të tij është pjesë e Kushtetutës së vendit.

Por Popescu, që foli me gazetarët në margjinat e samitit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bukuresht më 30 nëntor, tha se neutraliteti i Moldavisë nuk nënkupton vetëizolim, çmilitarizim ose indiferencë ndaj çështjeve botërore.

Ministrat e NATO-s, gjatë takimit dyditor, u zotuan se do t’i ofrojnë “mbështetje më të fortë” Moldavisë, Gjeorgjisë dhe Bosnje Hercegovinës, shtete këto që sipas sekretarit të Përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg, “po përballen me presion nga Rusia” pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Moldavia, një prej shteteve më të varfra të Evropës, ka pranuar qindra mijëra refugjatë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës dhe gjithashtu është prekur nga reduktimet e energjisë për shkak të sulmeve të Moskës ndaj infrastrukturës së energjisë ukrainase, shkruan Radio Evropa e Lirë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në SHBA, mijëra persona evakuohen në Denver. Dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa

Një zjarr i madh po vijon të jetë aktiv në jugperëndim të Denverit dhe detyroi evakuimin e mijëra banorëve. Vatra e zjarrit shkatërroi më shumë...
13:52 | 04/07/2026

Mamdani kundërshton vizionin e Trump për Amerikën në fjalimin e 250-vjetorit të SHBA-së

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, të premten kundërshtoi vizionin e Presidentit Donald Trump për vendin në fjalimin e tij me rastin e 250-vjetorit të...
13:41 | 04/07/2026

Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?

Në një fjalim të mbajtur në Malin Rushmore, presidenti i SHBA-së Donald Trump pretendoi se Irani po “vdes për t’u qetësuar”, duke shtuar: “Ne u...
13:37 | 04/07/2026