Molotovë drejt Kryeministrisë dhe Parlamentit, rreth 17 persona të shoqëruar

11 Shkurt 2026 | 07:47

Pas përfundimit të protestës mbrëmjen e djeshme, rreth 17 protestues janë shoqëruar në polici, pasi dyshohet se kanë hedhur molotovë dhe lëndë piroteknike përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit. Mësohet se 8 persona janë dërguar në komisariatin Nr.2, ndërsa 9 të tjerë janë dërguar tek komisariati Nr.1.

Ndërkohë, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, 21 persona janë plagosur nga lëndët piroteknike dhe molotovët. Të plagosurit kanë pësuar djegie dhe dëmtime fizike ku kanë marrë mjekime mjekësore në spital.

Kujtojmë që protesta nisi fillimisht në mënyrë paqësore në orën 17:00, ku 6 përfaqësues të Partisë Demokratike morën fjalën, mes të cilëve edhe kryedemokrati, Sali Berisha. Ndërkohë, pasi Berisha mbylli fjalën e tij, situata u tensionua, ku dhjetëra qytetarë hodhën molotovë drejt godinës së Kryeministrisë dhe më pas u zhvendosën drejt Parlamentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke komentuar samitin e NATO-s në Turqi, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, u shpreh...
21:54 | 07/07/2026

Berisha për protestën: Duhet të finalizohet me sukses, është detyrim ndaj martirëve të lirisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për protestën gjatë një takimi me ish-të përndjekurit politikë, të zhvilluar në ambientet e selisë blu. Deklaratat...
20:47 | 07/07/2026