“Moment kyç në jetën e çdo gruaje”, mjeku obestetër-gjinekolog shpjegon menopauzën
I ftuar në emisionin “Health O’Clock” në Euronews Albania, mjeku obestetër-gjinekolog Erlin Kurti foli në lidhje me menopauzën, duke shpjeguar se çfarë është ajo, fazat kur shfaqet tek gratë, simptomat dhe komplikacionet që mund të sjellë.
Ai theksoi se menopauza është një proces normal dhe natyral që i ndodh çdo gruaje gjatë jetës së saj dhe nuk është një gjendje patologjike.
Sipas tij, ky është një moment i rëndësishëm në jetën e gruas, ku ndodhin ndryshime hormonale që ndikojnë në sjelljen emocionale dhe fizike të saj.
“Menopauza është një situatë në të cilën normalisht nuk kemi situatë patologjike, por normale në jetën e gruas, sic është faza e riprodhimit është dhe faza e menopauzës. Është një moment i rëndësishëm në jetën e gruas ku disa ndryshime hormonale bëjnë diferencën dhe në këto kushte gruaja ndihet në një format tjetër emocional, fizik dhe të sjelljes. Kjo rezulton me ndërprerjen e ciklit menstrual në mënyrë definitive e cila duhet të paktën një vit rrjesht që nga cikli i fundit që të themi që pacientja është në menopauzë të plotë. Faza paraprake është periudhë që zgjat një deri në dy vite, ka disa simptoma që shfaqen në mënyrë graduale ku pacientja ankohët për një cikël menstrual relativisht të çrregullt, të paktën dhe me fenomene jo të mëparshme p.sh. ka shfaqje si afshe të nxehta, ka momente kur të gjithë kanë nxehte, ajo ka ftohtë dhe anasjelltas, ka dhe një sjellje pak nervoze dhe zakonisht periudha normale e frenimit të ciklit menstrual ose shfaqjes së menopauzës është 51-vjeç -52 vjeç domethënë fillon nga 48-vjeç te 54 ndërsa mesatarja 51 vjeç e gjysmë kjo është menopauza fiziologjike”, tha mjeku.
Si përjetohet menopauza
“Menopauza nuk përjetohet mirë pasi ka ndryshim drastik në shumë elemente dhe ne duhet të ofrojmë këtyre pacienteve të ndihen në mënyrë normale. Ndodhin ndryshime hormonale, pakësohen disa elemente hormonale, niveli i estrogenëve bie në mënyrë të ndjeshme, nuk ka më ovulacion, ka dhe ndryshime lokale të organeve gjenitale që ka hollim të mukozës e ndryshim në elementet lubrifikues, në strukturën kockore ka dhimbje kockore, mungesë dëshire për punë, të tjera, por duke pasur parasysh faktin se kjo grua është në një periudhë të rëndësishme të jetës së saj dhe në këtë mënyrë mjekët duhet t’i krijojnë konfortin për këto gra. Hapi i parë është që nëse pacientja paraqitet te mjeku duhet të diagnostikohet qartë,” tha mjeku Erlin Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim