Momente paniku në plazhin italian, helikopteri sportiv rrëzohet në det

23 Gusht 2024 | 19:15

Një helikopter sportiv i hapur (në formë deltaplani) u rrëzua në det, buzë plazhit në Marina di Minturno të Italisë.

Sipas mediave të huaja, të cilat kanë publikuar edhe pamjet nga momenti, kjo ngjarje për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi të vërtetë.

Ngjarja ndodhi në Latina, ditën e djeshme (22 gusht), rreth orës 20:00 të mbrëmjes dhe për fat të mirë në plazh kishte vetëm pak pushues që u bënë edhe dëshmitarë.

Në pamjet e aksidentit të publikuara nga “La Repubblica” publikoi shihet mjeti fluturues që kalon mbi vijën e plazhit ku ndodhen dhjetëra pushues dhe më pas rrëzohet aty ku dallgët puthiten me bregun.

Me shumë mundësi piloti u detyrua të bënte një ulje emergjente për shkak të një defekti të mundshëm të mjetit fluturues. Pushues të shumtë u bënë dëshmitarë të përplasjes, nga e cila piloti fatmirësisht shpëtoi i padëmtuar.

Për të parë videon klikoni KËTU.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Burnham pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë, 322 deputetë laburistë e mbështesin në nominimin e parë

Andy Burnham ka bërë një hap tjetër drejt rrugës për t’u bërë udhëheqës dhe kryeministër i ardhshëm i Partisë Laburiste, pasi shumica dërrmuese e deputetëve...
10:59 | 10/07/2026

Tre të arrestuar në Greqi, akuzohen për sulmet ndaj disa shtëpive të personave të lidhura me partinë në pushtet

Policia greke kundër terrorizmit arrestoi tre persona të premten në lidhje me një seri sulmesh me bomba zjarri në shtëpitë e njerëzve të lidhur me partinë qeverisëse,...
10:25 | 10/07/2026

Pothuajse e gjithë Franca në zonën e kuqe dhe portokalli, temperatura do të arrijë në 41 gradë

Nëntë departamente në Francë do të vendosen nën nivelin e alarmit të kuq nga mesdita e sotme për shkak të nxehtësisë ekstreme, ndërsa 76 departamente...
08:27 | 10/07/2026