Monika Kryemadhi bën llogaritë elektorale: Edi Rama del i katërti ose i pesti në zgjedhje
Kryetarja e Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, u shpreh ne “Ilva Now” se 99% e shqiptarëve sot janë kundër kryeministrit Edi Rama.
Ajo tha se opozita nuk ka nevojë për koalicione parazgjedhore, pasi shumica dërrmuese kërkon ndryshimin politik në Shqipëri. Ajo u shpreh e bindur se rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit 2021 do të flasë në favorin e opozitës.
“Koalicioni është frymë. Logoja e LSI as ka ikur ndonjëherë dhe as nuk do të ikë. Për të gjithë partitë e opozitës standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme, janë standardi kryesor dhe nuk është çështja e listave. Sot shqiptarët duan arsim për fëmijët e tyre, sot shqiptarët duan shërbim shëndetësor. Beteja e LSI-së, opozitës dhe e shqiptarëve nuk ka nevojë për koalicione, sepse janë bashkë kundër Edi Ramës. 99% e tyre sot janë kundër tij”, tha ajo, duke lënë të kuptohet se LSI-ja do të garojë e vetme në zgjedhje”, tha Kryemadhi.
E para e LSI-së tregoi detaje për marrëdhënien që mbizotëron sot mes partisë së saj dhe PD-së. Zonja Kryemadhi shtoi se marrëdhëniet mes LSI-PD janë marrëdhënia institucionale dhe politike, që më 25 prill do të bëjnë ndryshimin përballë mazhorancës aktuale.
“Ajo që duhet ta keni të qartë, është që marrëdhënia e LSI me PD është marrëdhënia institucionale politike dhe opozitare. Ne nuk e vëmë në diskutim fitoren. Nuk ka humbje. Sot më shumë se kurrë PS ndihet e braktisur, është e tradhtuar dhe e grabitur nga një njeri. Ai (Rama) u ka grabitur të ardhmen e fëmijëve”, theksoi Kryemadhi.
Gjithashtu, znj. Kryemadhi foli edhe për ekipin e LSI-së që do të dalë në zgjedhjet e 25 prillit. Shefja e LSI-së tha se partia e saj ka hapur dyert për të rinjtë, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama nuk ka shans të triumfojë në garën elektorale të 25 prillit, por shtoi se ai lufton për vendin e katërt ose të pestë.
“Kemi pafund njerëz. Sot nga mëngjesi deri në darkë ke në LSI të rinj dhe të reja. LSI e kemi pastruar nga shokët e Edi Ramës, dhe ca shokë të tjerë, që kanë bërë trafik votash. LSI u pastrua, katarsis-i i LSI ka sjellë një produkt tjetër. Emra të rinj, të cilët i kanë se çfarë t’i ofrojnë Shqipërisë. Unë parashikoj një rezultat spektakolar të LSI dhe për Rama garon të katërtin ose të pestin”, tha ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta