Monika Kryemadhi: Më 25 prill, LSI merr minimumi 40 deputetë
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një intervistë për ‘Ilva Now’, deklaroi se partia e saj do të marrë një rezultat surprizë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Znj. Kryemadhi tha se e bazonte optimizmin e saj tek zhgënjimi i socialistëve, duke theksuar se prit më 25 prill më shumë se 40 mandate.
Ndërsa fliste për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor në Parlament në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca qeverisëse, kryetarja e LSI-së tha se, nuk ka makinacion që ia heq fitoren opozitës.
“Edhe Taulant Balla t’i numërojë votat e opozitës nuk ka strukturë apo metodologji që të nxjerrë fitues Edi Ramën. E pamë lakuriq Edi Ramën. Deri tani e kishim parë biologjikisht, tani po e shohim politikisht. Rama shpreson të dëgjojë nga opozitës se nuk do të hyjë në zgjedhje”, tha znj. Kryemadhi.
Pavarësisht kësaj, kryetarja e LSI-së u shpreh se nuk beson se opozita ka gabuar me bojkotin e zgjedhjeve lokale.
Duke komentuar deklarimin e ndërkombëtarëve, znj. Kryemadhi u shpreh se, lexon zhgënjim për sjelljen politike të Ramës.
Optimizmin për fitoren në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ajo tha se e bazon edhe tek reagimet fëminore dhe në panik të Ramës.
“Beteja e 25 prillit ka marrë fund. Sot Rama ka opozitë socialistët e vet, minimumi do të dyfishojmë rezultatin. Me ndryshimet e mëparshme të 5 qershorit, LSI e fillonte dyshemenë e saj me 34 mandate, ndërsa sot e fillon dyshemenë me 40 mandate”, theksoi kryetarja e LSI-së.
“Do të jetë rezultat surprizë për shumë të tjerë, jo vetëm për Ilir Metën. 30% e administratës e votoi kundër në zgjedhjet lokale. Veprimet e njëanshme të Edi Ramës minimum do të dyfishojnë rezultatin e LSI-së, e them minimumi”, shtoi znj. Kryemadhi.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 18:43 Zyrtari i lartë libanez kritikon marrëveshjen e ndërmjetësuar me Izraelin
- 18:41 Syzet e Macron bëhen kryefjalë në takimin me Sulltanin e Omanit (VIDEO)
- 18:31 ‘Oli dhe Benxhi’ e parashikuan? Historia e veçantë që e bën Brazil-Japoni më shumë se një ndeshje Botërori
- 18:28 Polonia dëbon 11 persona, të dyshuar për rekrutimin e ukrainasve për të demonstruar kundër qeverisë së Kievit
- 18:25 Turqia kërkon heqjen e kufizimeve në tregtinë e armëve
- 18:20 Martohet “Vajza më e bukur në botë”, kurorëzon në Paris dashurinë me biznesmenin (FOTO)