Monika Kryemadhi në Vlorë: LSI ka rritur breza politikanësh të rinj

3 Prill 2021 | 17:28

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë takimeve në kuadër të fushatës elektorale ka kërkuar besimin e banorëve të Vlorës.

Ajo ftoi banorët e Vlorës të dalin masivisht në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa paralajmëroi se LSI-ja do jetë parti e surprizës.

“Surpriza më 25 prill është nga Shkodra gjerë më Vlorë. Ajo që është e rëndësishme është që të gjithë të shkojmë të votojmë”, tha Kryemadhi.

Përballë qytetarëve vlonjatë, znj. Kryemadhi theksoi se LSI është e vetmja parti në Shqipëri, e cila ka shërbyer si një trampolinë për të rinjtë.

“Të votojmë LSI, pse? Sepse është e vetmja forcë politike që në të gjithë jetën e saj 17-vjecare është e vetmja forcë politike që ka rritur breza politikanësh të rinj”, tha Kryemadhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026