Monika Kryemadhi pa rivalë, gara për drejtimin e LSI-së, asnjë kandidat alternativ
Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) do t’i drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur strukturat drejtuese për katër vitet e ardhshme. Zgjedhjet këtë herë do kenë disa risi. Vota do të hidhet në kutinë virtuale të votimit pasi i gjithë procesi do të jetë online.
Anëtarët e LSI-së do të zgjedhin delegatët e Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Burimet nga LSI-së bëjnë të ditur se në garë do të jetë vetëm kryetarja aktuale, Monika Kryemadhi e cila do të rifreskojë mandatin e saj edhe me një katërvjeçar tjetër. Përballe Kryemadhit nuk do të jetë asnjë kandidat tjetër çka praktikisht mund të përkthehet me rizgjedhjen e saj në krye të LSI-së.
Votimi këtë herë do të jetë i ndryshëm nga ai i para katër viteve. Në atë kohë garonte Ilir Meta përballe Përparim Spahiut dhe Shezai Rrokaj. Presidenti në atë kohë mbante detyrën e kreut të LSI dhe rimori një mandat tjetër. Por vendimi i tij për t’u bërë i pari i shtetit krijoi një vakancë në drejtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Mandatin e Metës e mori Petrit Vasili i cili udhëhoqi LSI-në gjatë procesit zgjedhor të vitit 2017 dhe dalja e saj në opozitë u cilësua si përgjegjësi e kryetarit të sapozgjedhur. Pas numërimit të votave LSI u rendit përkrah PD-së në opozitë dhe strukturat e partisë zgjodhën Monika Kryemadhin për drejtimin e Partisë e cila vijoi të njëjtin mandat që kishte marrë bashkëshorti i saj në 7 nëntorin e vitit 2016.
Tashmë Monika Kryemadhi kërkon një mandat tjetër i cili do të forcojë pozitat e kryetares së partisë përpara fushatës elektorale për 25 prillin.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta