Monika Kryemadhi takim me kryesinë e LSI-së në Durrës: Do ndajmë politikën nga krimi
Nga Durrësi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se sfida e kësaj force politike është ndarja e politikës nga krimi, teksa nuk i ka kursyer akuzat për kryeministrin Edi Rama. Sipas saj, ai ka “kapur” Durrësi, por edhe qytetet e tjera të Shqipërisë, por që shprehet e bindur se Shqipërisë do i rikthehet shkëlqimi pas 25 prillit, që përkon me zgjedhjet e ardhshme. Ajo është shprehur e bindur se në këtë qytet LSI-ja do të jetë forcë e parë.
“Edhe shiu i 25 prillit do ta lajë baltën e Durrësit dhe do të rikthejë shkëlqimin që ka pasur shumë kohë më përpara, që ka qenë një nga qytetet më të bukura, më të adhuruara, edhe për ne tiranasit, pavarësisht se me origjinë unë jam dibrane, por lindur e rritur në Tiranë, kështu që e kishim një adhurim. Sepse çdo gjë fillonte nga Durrësi dhe më pas vinte në Tiranë e nga Tirana shpërndahej në të gjithë Shqipërinë. Kështu që unë përfitoj nga rasti të përshëndes të gjithë suflerët e kryeministrit të degraduar, që në Durrës do ta ketë jo LSI-në forcë të parë, por do ta ketë LSI-në në Durrës avangarde për të ndryshuar politikën e krimit që ka instaluar në Shqipëri dhe do të thyejë hundët jo vetëm Edi Rama, por kushdo që do kërkojë të bëjë atë që dashur të bëjë për të ndryshuar dhe për të deformuar qytetarët shqiptarë,” – u shpreh Kryemadhi.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta