Monika Kryemadhi zbulon arsyen pse dështoi dalja me listë të përbashkët në disa qarqe
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në studion e “Ilva Now”, tregoi arsyen që çuan në mos realizimin e garimit me një listë të përbashkët të opozitës në disa qarqe.
Znj. Kryemadhi tha se kjo praktikë do të vihet në zbatim vetëm për Qarkun e Kukësit që tre mandate, ndërsa për Gjirokastrën dhe Dibrën tha se favorizon garimin me lista të ndara.
“Për Kukësin, pavarësisht se Kodi Zgjedhor nuk të lejon që të dalësh në një listë të vetme në një qark. Në u kemi bërë thirrje mbështetësve tanë në Kukës që të votojnë për kandidatët e PD edhe pse ne kemi kandidatët tanë”, deklaroi kryetarja e LSI.
“Ndërsa për rastin e Gjirokastrës dhe të Dibrës, nëse do të ishin 5 mandate normal që do ta kishim të mundur që të hynim në një listë të përbashkët për të marrë rezultat maksimal. Gjirokastra ka 4 mandate dhe të garuarit më vete mund të bëjë që të ketë surpriza në Qarkun e Gjirokastrës”, shtoi znj. Kryemadhi.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës