Monitorim me dronë dhe kamera inteligjente, ministri Lamallari paralajmëron ndëshkime për bllokimet në trafik
20 Korrik 2026 |
20:46
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka bërë një apel publik për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, duke paralajmëruar masa të rrepta ndëshkimore për të gjithë ata drejtues mjetesh që bëhen shkak për bllokimin e trafikut.
Sipas ministrit Lamallari, është e papranueshme që për shkak të veprimeve të papërgjegjshme të disa individëve të vuajnë drejtuesit e tjerë të mjeteve.
“Për kapriço të dikujt, nuk ka pse të vuajnë të tjerët që vonohen dhe bllokohen në trafik! Nëse mendoni se jeni të privilegjuar dhe mund të bëni ç’të doni në trafik, përshëndeteni pak dronin sipër jush dhe prisni sa të takoni patrullën më të afërt me gjobën tuaj” shkruan Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme.
Lajme të Sugjeruara
761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
- 08:54 FIFA nis hetimet për skenat e dhunës në finalen e Kupës së Botës
- 08:53 Kryeministri i ri i Britanisë heq TVSH-në për energjinë elektrike
- 08:49 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam me raketa kompaninë amerikane në Bahrein
- 08:45 Shembet tuneli në Indi, 9 punëtorë të vrarë dhe disa të tjerë të bllokuar
- 08:43 Koreja e Jugut: Po hetojmë hakërimin e të dhënave të akademisë diplomatike, dyshime për Korenë e Veriut
- 08:29 Presidenti libanez takim me Trump në Shtëpinë e Bardhë, në fokus plani i çarmatosjes së Hezbullahut dhe Izraeli