Monitorimi i zgjedhjeve të 25 prillit, ODIHR: Shqetësim për ndryshimet në kod, ishin të shpejta
Shefja e misionit të ODIHR, Urszula Gaçek flet për pritshmëritë e procesit të 25 prillit. Në një intervistë dhënë për gazetarin e Euronews Albania, Ardit Hoxha, Gaçek tregon për zonat dhe çështjet kryesore, ku janë fokusuar 12 ekipet monitoruese të OSBE/ODIHR gjatë këtyre zgjedhjeve.
Drejtuesja e misionit të ODIHR i cilësoi si sfiduese implementimet e ndryshimeve që iu bënë Kodit Zgjedhor, sidomos ato të tetorit 2020, pasi sipas saj ishin shumë të shpejta.
Gaçek vlerësoi si pozitive mundësinë që iu jepet qytetarëve për të zgjedhur kandidatët e preferuar për deputetë, por theksoi si shumë të rëndësishme fazën informuese që ka nisur nga KQZ.
Intervista e plotë
Fillimisht, Znj. Urszula Gaçek, ju falenderoj që pranuat këtë intervsitë për Euronews Albania.
Ju falënderoj për ftesën.
Le të fillojmë me pyetjen e parë. Cilat janë objektivat e misionit që ju drejtoni, për monitorimin e zgjedhjeve të 25 prillit, në Shqipëri?
Objektivat tona janë të njëjtat me ato që kemi pasur gjatë 14 misioneve në të shkuarën këtu në Shqipëri dhe të njëjtat me ato që kemi pasur gjatë rreth 300 proceseve zgjedhore që kjo organizatë, OSBE-së, ka monitoruar në mbarë botën. Pra, ne gjithnjë kemi të njëjtën objektivë dhe ajo është të japim një analizë të drejtë, të paanshme, gjithëpërfshirëse të të gjithë procesit zgjedhor të shteteve që përbëjnë OSBE-në, pjesë e të cilëve sigurisht është edhe Shqipëria. Pra, objektivat tona janë të njëjta, kudo që të ndodhemi dhe kurdo.
Cili do të jetë fokusi kryesor i misionit të ODIHR-it gjatë monitorimit të procesit të 25 prillit?
Ne ndjekim një seri procedurash standarde, është e habitshme ndonjëherë se si ne po flasim për këto zgjedhje 2 javë para ditës së zgjedhjeve, ne kemi qenë këtu që prej 3 javësh tashmë dhe njerëzit habiten ndonjëherë kur marrin vesh se jemi këtu për një kohë kaq të gjatë, pasi pjesa më e madhe mendojnë se zgjedhjet janë një proces që zgjat vetëm sa dita e zgjedhjeve. Pra, ajo që ne ndjekim shpjegon edhe pse ne jemi këtu për një kohë kaq të gjatë, një kohë e gjatë para ditës së zgjedhjeve por edhe 2 javë të tjera pas ditës së zgjedhjeve. Sepse ne po ndjekim të gjithë procedurën, duke nisur nga regjistrimi i kandidatëve, mënyrën se si po shkon fushata, si komisioni zgjedhor i zgjedhjeve ose zyrat rajonale po përgatiten në mënyrë teknike për këto zgjedhje, si po edukohen votuesit, si edhe mënyra se si media po i informon ata për këto zgjedhje dhe alternativat që ata kanë, në një mënyrë të drejtë dhe shpresojmë të paanshme. Pra, këto janë të gjithë ato gjëra që ne ndjekim. Po, ne i shohim gjërat në mënyrë specifike sepse shumë gjëra kanë ndryshuar këtë radhë, për kodin zgjedhor shqiptar, pas 2 raundesh negociata, vitin e shkuar, ndryshime të mëdha në korrik, gjë e cila i bashkoi të gjithë në të njëjtën tavolinë, ishte një proces shumë i hapur dhe gjithëpërfshirës dhe më pas disa ndryshime pak më të shpejta që erdhën në tetor, me të cilat jo të gjithë janë të kënaqur, por ndryshimet në kodin elektoral kanë ndikuar në të gjithë procesin kështu që sigurisht ne na duhet t’i shohim me kujdes dhe në mënyrë tejet specifike këto zgjedhje të vitit 2021.
Si mendoni se do të ndikojnë në këtë proces këto ndryshime që ju sapo përmendët? Ndryshimet e korrikut dhe ato të tetorit? Duke pasur parasysh që ndryshimet e para janë bërë në dakordësi totale mes të gjitha palëve, ndërsa ndryshimet e tetorit u bënë vetëm mes qeverisë dhe opozitës në parlament, duke mos e marrë në konsideratë qëndrimin e opozitës jashtë parlamentit?
Epo, ndryshimet e tetorit janë diçka që na shqetëson më tepër, pasi ato ishin shumë të shpejta ndaj duhet më shumë kohë për t’u konsultuar, por tashmë kemi këtë kod elektoral që kemi dhe diçka që është me plot kuptimin e fjalës, ndryshe, këtë vit është fakti që të gjithë po marrin pjesë në zgjedhje. Pra, kjo është një shenjë shumë pozitive, por si pasojë e ndryshimeve në kodin elektoral, administratës i duhet vërtetë të përgatisin materiale të reja. Do të kemi mënyra të tjera për identifikimin e votuesve, tani ata duhet të identifikohen në mënyrë biometrike dhe do të merren shenjat e gishtave, kjo është një gjë e re. Dhe kjo kërkon një sasi pune shumë të konsiderueshme nga ana teknike, për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë përfaqësuesit e tyre në rajon. Por votuesi nuk e sheh këto, dhe nuk madje nuk është se i intereson shumë për këto. Votuesi gjithashtu do të ballafaqohet me sfida të reja, dhe një nga gjërat me të cilat ata do të ballafaqohen është një fletë e re votimi, ndryshe nga ajo me të cilën ata janë mësuar në të kaluarën, sepse për të parën herë, ata do të kenë opsionin që jo vetëm të zgjedhin partinë që ata duan por ata tashmë do të mund të zgjedhin edhe kandidatin e asaj partie të cilin ata preferojnë. Pra, këtu na duhet të shohim nëse kjo fletë votimi që është pranuar vetëm ditët e fundit, nëse ajo do të jetë mjaftueshëm e kuptueshme për votuesin, sidomos pasi emrat e kandidatëve nuk do të jenë të pranishëm në fletë. Pra, atyre do t’i duhet të zgjedhin dy numra, numrin për partinë, me emrin e partisë, dhe numri e kandidatit. Pra ne po punojmë për të parë nëse është shpërndarë informacioni i mjaftueshëm, që në momentin që ata të jenë atje, të shohin dhe të thonë po, unë dua të votoj për këtë zonjë apo për ata zotëri. Pra që ata të kenë mundësi t’i gjejnë ato emra në mënyrë të thjeshtë në pikën e votimit.
Sipas gjykimit tuaj, ky lloj votimi pra që njerëzve praktikisht u duhet të votojnë për 2 numra, numri për partinë dhe numri për kandidatin, a mund të ndikojë kjo në faktin që ne mund të kemi më shumë vota të pavlefshme, në këto zgjedhje?
Do ta shohim, do të shohim sa mirë janë përgatitur votuesit, sa mirë po shkon ky sistem edukimi, por shpesh më pyesin, cilin sistem preferoni ju? Një sistem si ky apo sistemi i shkuar i listave të mbyllura? Pra, duhet t’ju them se për sa i përket standardeve ndërkombëtare, ne nuk vendosim rregulla të strikte apo të ngurta, sepse shtetet kanë tradita të ndryshme, struktura partiake të ndryshme, struktura rajonale të ndryshme, pra nuk ka asnjë opsion më të mirë apo më të keq se tjetri, me sistemin me lista të mbyllura apo të hapura por këtë herë, duam të jemi të sigurt që votuesit të mund të bëjnë një zgjedhje të informuar, që ata të mos jenë konfuz. Por një nga gjërat që ju thatë që ne do të mund të kemi nga statistikat nga komisioni qendror i zgjedhjeve pas ditës së zgjedhjeve, që është edhe arsyeja pse ne qëndrojmë në një shtet edhe pas zgjedhjeve, nuk bëjmë valixhet dhe ikim, nuk mjaftohemi duke dhënë konferencën për shtyp, deklaratën tonë paraprake dhe të ikim, sepse duam të shohim sa vota të pavlefshme kishte, mbase votuesit do të jenë të përgatitur dhe shpresoj që të jenë gjatë këtyre zgjedhjeve.
Gjatë këtyre ditëve që keni qëndruar në Shqipëri dhe që misioni ka nisur punimet, si e shihni situatën politike mes partive si dhe fushatën e tyre. A keni vënë re probleme, me kandidatët apo me gjuhën e përdorur prej tyre kundra njëri-tjetrit?
Ka disa iniciativa interesante, madje edhe një kod etik që është nënshkruar prej disa nga partive kryesore në vend, duke shpresuar se njerëzit do të kenë mundësi t’i përmbahen retorikës civile. Unë kam qenë politikane, dhe e di sa gjallërues bëhen njerëzit gjatë fushatave elektorale, gjendet një fije e hollë mes një debati energjik dhe një sulmi personal, sidomos nëse je duke targetuar dikë në bazë të gjinisë së tyre, të nacionalitetit të tyre, etnitetit, ndaj ne po i ndjekim edhe këto gjëra, po ndjekim peizazhin mediatik, atë që po thonë njerëzit, si edhe frymën e kësaj fushate, por për sa i përket partive politike. Unë dhe kolegët e mi këtu që po punojmë në mënyrë të vazhduar me skuadrën tonë në Tiranë, po i zhvillojmë takime me vetë kandidatët, dhe për mua kjo nuk do të thotë thjesht të takohem me kryetarët e partive, pra emrat e mëdhenj apo të parët në lista. Unë vetë po ndërmarr udhëtime nëpër rajone, po takohem personalisht me kandidatët, që mund të jenë më poshtë në lista apo në provinca të largëta, por sigurisht kjo nuk është diçka që unë dhe kolegët e mi mund ta bëjmë nga zyra jonë këtu në Tiranë, ndaj në fakt kemi 12 skuadra, me monitoruesit tanë afatgjatë, dhe ato ndodhen në secilin rajon shqiptar dhe po flasin me të gjithë këta kandidatë jo vetëm me dy apo katër partitë më të mëdha, por edhe me partitë më të vogla, njerëz që po garojnë për herë të parë, po marrim përshtypjet e tyre rreth fushatës, dhe në fakt i pyesim të gjithë të njëjtat pyetje, pak a shumë, dhe përpiqemi të mos i drejtojmë, përpiqemi të mos u japim ide që mund të kemi ndonjë paramendim, sepse në fakt nuk kemi ndonjë paramendim rreth asaj që do të zbulojmë. Ndaj edhe u bëjmë pyetje goxha të hapura, dhe më pas ata na japim përshtypjet e tyre, shqetësimet e tyre, unë jam një ish-diplomate ndaj jam mësuar duke marrë informacion nga burime të shumta që më pas duhet t’i seleksionosh, të nxjerrësh faktet reale, dhe me shpresë në fund të ditës të gjesh të vërtetën e një situate.
Në këto takime që përmendet, jo vetëm me partitë kryesore dhe kandidatët kryesorë, por edhe me kandidatët e tjerë dhe partitë e vogla, cila janë shqetësimet më të shpeshta që ata ju shprehin dhe shqetësimet kryesore që ju ndani me ta?
Ne mundohemi të mos u transmetojmë atyre ndonjë shqetësim, ne dëgjojmë atë që ata duan të na thonë, ndonjëherë do të habiteni por ata kanë gjëra pozitive për të na thënë. Për shembull, nuk kam dëgjuar askënd të ankohet për regjistrimin biometrik, duket se ka një konsensus të gjerë që ky sistem do të mund të eliminojë rastet e votuesve për se dyti, apo atyre që hiqen si dikush tjetër në ditën e zgjedhjeve, pra siguria e votës duhet të jetë më e lartë si pasojë e kësaj. Ne kemi dëgjuar…shpesh dëgjojmë njerëz të na tregojë histori nga e kaluara, shpesh na thonë ‘oh 20 vite më parë ka qenë kështu apo në 2017-ën ka qenë kështu” herën e fundit kemi qenë këtu në Shqipëri për zgjedhjet lokale ne 2019-ën, kështu që njerëzit shpesh na tregojnë historitë e tyre nga e kaluara dhe historitë e të kaluarës ne i kemi bërë pjesë të raporteve tona në të kaluarën, kështu që unë mundohem t’ju them, po e kuptoj këtë por a mund të kalojmë tek 2021-shi, le të fokusohemi tek ajo që po ndodh…
Pra, ata janë më të fokusuar tek e shkuara…dhe nuk përmendin shumë problemet e së tashmes?
Epo, varet. Njerëzit janë shumë pasionantë nëse mendojnë se diçka në të kaluarën nuk shkoi siç duhet, atyre i jepet një mundësi dhe ma tregojnë sërish. Kështu që më duhet të jem shumë xhentile me ta dhe e ndjeshme por mundohem ‘ti drejtoj dhe t’i them OK, por le të fokusohemi tek këto zgjedhje. Ndaj shumë parti kanë pasur disa ankesa, ankesa legjitime të cilat janë bërë pjesë të procesit zyrtar. Kemi pasur për shembull ankesa në lidhje me listën e një partie që ajo ka qenë shumë e gjatë, duhet të ishte me e shkurtër, kemi dy parti me logo shumë të ngjashme, pra kjo duhet të ndërrohej. Kemi pasur një koalicion që përfundimisht nuk u regjistrua, pra ne i dëgjojmë këto ankesa por ajo që është e interesante për ne, nëse ata bëjnë një ankesë formale, të drejtuar tek KQZ, analisti im ligjor, analistët e mi të specializuar, i ndjekin dhe shohin si u zgjidh kjo gjë apo vjen nga KQZ më pas shkon tek Kolegji zgjedhor, pra ka shumë hapa teknike në prapaskenë, por nëse dikush thjesht vjen me një ankesë apo një akuzë, argumenti ynë është, a mund të na japësh prova për këtë që po thua sepse ne nuk mund të veprojmë vetëm në bazë të diçkaje që dikush na thotë, na duhen prova të prekshme të dokumentuara. Për shembull, a keni denoncuar në polici, nëse diçka nuk shkon siç duhet, dhe shumë shpesh kur ne kërkojmë prova, nuk na e japin. Por, në disa raste, po.
Pra, të gjitha këto po vijnë tek ne dhe në fund do të duhet të marrim një vendim në lidhje me pasojën reale që këto mund të kenë pasur tek zgjedhjet kur të arrijmë në një fazë më të avancuar, për momentin jemi në fazën që po grumbullojmë informacione dhe po dëgjojmë, po dëgjojmë shumë, nuk po themi shumë ende. Po dëgjojmë, kjo është më e rëndësishmja. Ne thjesht jemi monitorues.
Le të kthehemi paksa tek puna që po kryen misioni juaj, ju thatë pak më parë se skuadrat tuaja gjenden në të gjithë vendin, por si do të ndikojë situata e pandemisë në punën e tyre për monitorimin e zgjedhjeve, por edhe gjatë këtyre ditëve të fushatës?
Epo fushata është sigurisht e ndryshme. Sidoqoftë, skuadrat tona po bëhen pjesë e eventeve më të vogla. Mund të shohim disa ndryshime të masave, por për momentin rregulli është për jo më shumë se 10 veta. Ndaj, ndonjëherë janë më shumë se 10 njerëz, dhe ka pasur ndërhyrje, jo nga ne, ne nuk jemi këtu për të mësuar dikë se si duhet ta organizojnë fushatën e tyre, por jemi atje dhe po monitorojmë. Ndonjëherë mund të kemi situata kur në ditën e zgjedhjeve, mbase diku në një shkollë të vogël mund të mblidhen shumë veta, pra ne gjithashtu do të shohim se si do të ndiqen masat anti-COVID, sepse kjo është një sfidë e shtuar për të gjithë, për votuesit, për administratat zgjedhore, por fushata sigurisht ka ndryshuar dhe një pjesë e madhe e fushatës tashmë bëhet në media, gjithashtu edhe ne rrjete sociale. Në fakt, shumë nga partitë e vogla po na thonë, kjo nuk është dhe aq gjë e keqe për ne, gjë që duket e çuditshme, por ata thonë se më parë nuk kishim para për të organizuar eventet e mëdha dhe tani jemi më të fokusuar për të shkuar derë më derë. Kështu që për disa nuk ka ndryshuar shumë, por mendoj se për partitë e mëdha të cilat ishin mësuar të kishin resurset, infrastrukturën për të bërë evente të mëdha, atyre u është dashur të përshtatin fushatën e tyre. Pra, sigurisht ajo që shohim është ndryshe.
Pyetja e fundit, sa ndikim do të ketë në të ardhmen europiane të Shqipërisë, procesi i 25 prillit, në bazë të atmosferës që ju keni parë gjatë këtyre ditëve?
Të gjithë po na thonë se këto janë disa zgjedhje shumë të rëndësishme, por kjo nuk më takon mua. Ne do të na duhet të japim informacione dhe analiza si dhe rekomandime në bazë të asaj që gjejmë këtu. Ndaj edhe ne nuk mund të influencohemi duke menduar se cili do të jetë rezultati apo nëse ai do të jetë i mirë, i keq, pozitiv, negativ, nuk duhet të bëjmë thjesht punën tonë, më pas kur të bëjmë raportin tonë, kur ta përgatisim raportin tonë, Bashkimi Europian apo komuniteti ndërkombëtar dhe vetë autoritetet shqiptare, do t’i vënë në punë të dhënat e këtij raporti, në secilën mënyrë të duan por puna jonë në të vërtetë është të fokusohemi në dhënien e një raportimi të drejtë, të paanshëm dhe gjithëpërfshirës dhe së fundmi rekomandimet, dhe aty puna jonë përfundon. Se si do të përdoret, kjo i takon më pas diplomatëve, politikanëve, komunitetit ndërkombëtar, por ata duhet të dinë që ata mund t’i besojnë asaj që ne prodhojmë pasi ne e dimë që vendime të mëdha ndërmerren në bazë të raporteve tona, gjë që vë shumë përgjegjësi dhe presion mbi shpatullat tona. Dhe ne jemi njerëz shumë të përgjegjshëm, në atë që bëjmë. Pra, ne punojmë që të dorëzojmë produktin më të mirë të mundshëm.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta