Monologu i At Zef Pëllumbit, aktori Arben Dërhemi sjell në skenën e Vlorës vuajtjet e priftit françeskan
“Andërr Zhgjandërr, rrëno për me tregue” është monologu i vënë në skenën e teatrit “Petro Marko” nga aktori Arben Derhemi.
Kujtimet e hedhura në libër nga At Zef Pëllumbi, prifti françeskan i cili përshkroi vitet e errëta të komunizmit janë sjellë me mjeshtri nga Derhemi i cili emocionoi publikun vlonjat për më shumë se një orë e gjysmë, ndërkohë që në sfond shoqërohej në piano nga kompozitori Aulon Naçi.
“Një pjesë e cila në këtë moment problematik për televizionet, për atë çka i serviret publikut shqiptar, duhet të jemi ne ata që i japim mesazhet për njerëzit dhe për publikun dhe nuk duhet të jetë publiku që të gëlltisë atë që duhet t’i japim dhunshëm ndonjëherë, siç po ndodh në televizionet më të mëdhaja shqiptare, kështu që duhet të jetë një këmbanë alarmi për kulturën e një populli,” – u shpreh Derhemi.
Mesazhet e përcjella dhe intensiteti i interpretimit të dy artistëve janë vlerësuar maksimalisht nga publiku.
Me rënien e numrit të infektimeve, sezoni teatror ka rifilluar në Vlorë, duke i ofruar qytetarëve emocionet e munguara të skenës.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 10:12 Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve
- 09:58 Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran
- 09:53 Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar
- 09:51 Oligarkët rusë zhvendosin dhjetëra miliarda jashtë vendit, teksa Kremlini shtrëngon kontrollin
- 09:43 Ende viktima të tjera nga tërmeti në Venezuelë, numri rritet në 4,930
- 09:41 Tre të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe gjysmë milioni njerëz pa drita nga stuhia më e fortë në 20 vjet në Kili (VIDEO)