Monumentet e braktisura të Gjirokastrës restaurohen në shërbim të turizmit
Në qytetin e Gjirokastrës gjatë sezonit të verës po punohet për rijetësimin e objekteve “Monument Kulture” dhe vendosjen e tyre në shërbimit të zhvillimit të turizmit.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore po restauron disa objekte me vlera historike dhe ndërtimore, të cilat janë të vizitueshme nga turistët.
“Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër në kuadër të planit të hartuar në fillim të këtij viti ka kryer disa ndërhyrje kryesisht në objektet e qendrës historike të qytetit të Gjirokastrës, gjithashtu edhe në objekte të kultit apo urat dhe objektet e tjera kalatë, fillimisht kemi kryer ndërhyrje në urat “Monument Kulture” Kategoria e Parë”, tha Ardis Duka, drejtor i Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër.
Përgjatë ndërhyrjeve restauruese po respektohen vlerat e arkitekturës tradicionale të Gjirokastrës, duke ruajtur veçantësinë ndërtimore të këtyre objekteve
“Po bëhen ndërhyrje në qendrën historike të Gjirokastrës duke bërë rehabilitimin e disa porrave, ku po ruhet tradita e restaurimit, dhe po unifikohen sipas standardeve të vjetra të ndërtimit, paralelisht vazhdon puna për restaurimin e çative, të cilat mund të rrezikonin edhe jetën e kalimtarëve por edhe vetë gjendjen e objekteve monument kulture”, shprehet Duka.
Shqetësim për strukturat e trashëgimisë kulturore ngelet gjendja e disa banesa karakteristike dhe godina “Monument Kulture” si shkak i braktisjes në vite nga pronarët.
Aktualisht qyteti i Gjirokastrës numëron rreth 50 objekte “Monument Kulture” Kategori e Parë dhe 500 monumente të Kategorisë së Dytë. Arkitektura karakteristike tashmë është një vlerë e shtuar për zhvillimin e turizmit ndërsa prej vitit 2005 Gjirokastra është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s.
Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë