Monumenti i kulturës i rrënuar në Kolonjë
Kisha e Shën Mërisë, monument kulture e kategorisë së parë e cila daton prej viteve 1600 sot ndodhet në gjendje të mjeruar.
Ky monument me vlera të mëdha historike dhe kulturore në Barmash të Kolonjës është degraduar vitet e fundit, për shkak të mungesës së investimeve.
Gjergji Koki, drejtori i drejtorisë rajonale të kulturës në qarkun e Korçës pranon faktin se kjo kishe është drejt zhdukjes ndërkohë shprehet se kostoja për restaurimin e saj është i papërballueshëm për institucionin që ai drejton.
“Është një nga objektet më të riskuara në listën tonë të riskut, të cilët e përditësojme çdo vit dhe ende nuk është bërë e mundur për të bere restaurimin e saj dhe konservuar gjendjen aktuale të sajën. Kuptohet që ka një kosto të lartë për ta përballuar, është një kosto e cila e tejkalon mundësitë financiare të buxhetit të shtetit, pandemia, tërmeti situata e vështirë financiere që po kalojmë sot, është e pamundur që ne në një zonë të largët, ku nuk kemi ende masterplan për turizmin të bëjmë një ndërhyrje të tillë”, thotë Gjergji Koki.
Një bashkëpunim midis pushtetit qendror, atij lokal dhe donatorëve dhe banorëve mund të jetë njëra nga zgjidhjet thotë Koki.
“Të tejkalojmë gjithë mundësitë për barrierat financiare dhe se bashku te kontribuojmë. Çka do të thotë të na vendosin në dispozicion burimet njerëzore, disa nga bizneset lokale që të paktën të parandalojmë degradimin e mëtejshëm të këtij objekti. Ne si ministri kulture bashkë me aktorë të tjetër dhe donatorë të bëjmë të mundem konservimin e gjendjes aktuale, objekti ka vlera të jashtëzakonshme për pikturat murale, ruhet një pjesë ende e saj edhe pse është djegur”, shprehet ai.
E deri kur të mund të sigurohen financat e duhura, ky objekt kulture do të jetë në rrezikun se një ditë mund të ngelen vetëm gurët si shenjë identifikuese e vlerave të veçanta që ajo mbart.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministrja Ismaili: Fondi prej 4 mln eurosh për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 14:50 Ministrja Ismaili: Fondi prej 4 mln eurosh për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 13:53 Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
- 13:53 Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre
- 13:36 Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 13:28 Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
- 13:23 Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit