Moratti: Bastoni gaboi, por Juve po luan viktimën
Alessandro Bastoni përfundoi në qendër të polemikave pas simulimit në ndeshjen Inter Milan – Juventus FC, episod që solli përjashtimin e Pierre Kalulu dhe ndikoi në fitoren 3-2 të zikaltërve në garën për titull.
Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, e cilësoi simulimin si “entuziast”, duke pranuar se ishte një padrejtësi ndaj Kalulu. “Lojërat artificiale janë bezdisëse. Bastoni bëri një kërcim të pabesueshëm pas një prekjeje me krah. Ishte i emocionuar nga mundësia dhe përfundoi duke gabuar”, u shpreh ai për Radio Anch’io lo Sport.
Moratti kritikoi reagimin e bardhezinjve dhe të drejtuesve të tyre, përfshirë John Elkann, i cili kontaktoi presidentin e FIGC, Gabriele Gravina, pas incidentit. “Kohët kanë ndryshuar. Tani Juve po ankohet dhe po luan rolin e viktimës, ndërsa historia e futbollit italian nuk i kujton si të tillë”, deklaroi ai.
Sa i përket një mase të mundshme disiplinore nga trajneri i kombëtares, Gennaro Gattuso, Moratti u shpreh se nuk sheh arsye për ndëshkim. “Bastoni tashmë po paguan për atë që ndodhi. Nuk mendoj se Gattuso duhet të përfshihet, aq më tepër kur kombëtarja nuk është në momentin më të fortë.”
Në fund, Moratti komentoi edhe ndikimin e teknologjisë në futboll: “VAR e ka bërë lojën më të komplikuar, duke krijuar një siguri pothuajse të plotë në gjykim.”
Ai rezervoi vlerësime për trajnerin zikaltër Cristian Chivu, duke e krahasuar me José Mourinho. “Chivu është serioz dhe i kupton lojtarët menjëherë. Interi është në rrugën e duhur për Scudetto.”
Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës
Shifrat e pabesueshme të Messit
9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)