“Mori garanci, nuk do prekej”- Si u ekzekutua bosi i mafias greke sapo hoqi eskortën

17 Janar 2024 | 14:06

Një nga emrat më të njohur në botën e krimit në Greqi, Vangelis Zampounis, 44-vjeç, u ekzekutua në një atentat mafioz në orët e para të së dielës.

I njohur me pseudonimin “Zambon”, 44-vjeçari dyshohet të jetë kreu i grupi gjobvënësish dhe vrasësish me pagesë.

Ai është ndaluar nga autoritetet, por ndaj tij nuk u gjetën asnjëherë prova, ndërsa në vitin 2018 atij iu bë një atentat në Pire.

44-vjeçari u ekzekutua me mbi 90 plumba kallashnikovi brenda makinës së tij të blinduar.

Nga pamjet filmike 44-vjeçari është zënë në befasi sapo ka hyrë në makinë jashtë një karburanti.

Vetëm brenda 30 sekondash një makinë i është afruar nga e cila kanë zbritur dy persona të armatosur. Njër prej tyre është afruar menjëherë në xhamin e shoferit dhe ka zbrazur karikatorin e parë të kallashnikovit.

Më pas ai është tërhequr ka ndërruar karikator dhe ka vijuar duke qëlluar me breshëri. Në një moment për t’u siguruar që objektivi kishte ndërruar jetë, ai hap derën e makinës dhe e qëllon sërish.

Ai i shpëtoi një atentati në Pire në vitin 2018, vetëm sepse kallashnikovi i atenatatorëve bllokohet. Në këtë atentat ai shpëtoi vetëm me një plag në këmbë.

Pas atentatit, kryemafiozi grek i rriti ndjeshëm nivelet e sigurisë, duke lëvizur gjithmonë me eskortë dhe me jelek antiplumb të veshur.

Por muajt ​​e fundit ai dilte mjaft shpesh vetëm me BMW-në e blinduar, duke hequr eskortën dhe jelekun e blinduar.

Mediat greke bëjnë me dije se kryemafiozi mori garanci se nuk ishte më në rrezik. Si lider i mafies greke, ai mund të ketë besuar se problemet ishin mbyllur, dukë bërë që të ulte vigjilencën, por që rezultoi fatale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026