Mbi 90 plumba në distancë të afërt, pamjet kur ekzekutohet mafiozi i rrezikshëm grek
Mediat greke kanë publikuar pamjet e vrasjes së mafizoit 44-vjeçar Vassilis Zampounis, i cili u ekzekutua në orët e para të së shtunës në Neos Kosmos.
44-vjeçari u ekzekutua me mbi 90 plumba kallashnikovi brenda makinës së tij të blinduar.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, 44-vjeçari është zënë në befasi spo ka hyrë në makinë.
Vetëm brenda 30 sekondash një makinë i është afruar nga e cila kanë zbritur dy persona të armatosur. Njër prej tyre është afruar menjëherë në xhamin e shoferit dhe ka zbrazur karikatorin e parë të kallashnikovit.
Më pas ai është tërhequr ka ndërruar karikator dhe ka vijuar duke qëlluar me breshëri. Në një moment për t’u siguruar që objektivi kishte ndërruar jetë, ai hap derën e makinës dhe e qëllon sërish.
Në mjet u gjetën armë, jelek antiplumb dhe një bidon me benzinë.
Zampounis njihet si kreu i një grupi që merret me gjobvënie, por edhe me vrasje me pagesë. Ai është ndaluar nga autoritetet, por ndaj tij nuk u gjetën asnjëherë prova, ndërsa në vitin 2018 atij iu bë një atentat në Pire.
Mafiozi i shpëtoi në atentatin e parë pasi njërit prej autorëve iu bllokua arma, ndërsa një polic i kishte dhënë ndihmën e parë në vendngjarje.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar