I zunë pritë dhe e lidhën, si u vra 41-vjeçarja shqiptare nga burri dhe shoku i tij
Të tjera detaje kanë dalë mbi vrasjen e 41-vjeçares shqiptare shtatzënë, Gjeorgjia Murati, në Greqi, trupi i së cilës u gjet në një zonë të pyllëzuar.
Sipas mediave greke, bëhet me dije se ajo u vra nga partneri dhe shoku i tij në natën e ndërrimit të viteve.
Dy burrat me sa duket i zunë pritë Gjeorgjias kur ajo hyri në shtëpinë e partnerit të saj 39-vjeçar në Selanik rreth orës 23:00 të natës së Vitit të Ri.
Sipas të njëjtave informacione, i pari që ka sulmuar 41-vjeçaren ka qenë shoku 34-vjeçar i partnerit, i cili nën kërcënimin e thikës ka imobilizuar gruan, ndërsa partneri i saj 39-vjeçar i ka vënë prangat dhe vendosi shirit mbi gojën e saj.
Tmerri për Gjeorgjian fatkeqe ka vazhduar në dhomën e gjumit të shtëpisë, ku dy burrat e kanë goditur me thikë disa herë majtas e djathtas në qafë, duke bërë që ajo të ndërroi jetë.
Lëvizja tjetër, me sa duket e planifikuar paraprakisht e dy autorëve ishte të vendosnin trupin e pajetë të Gjeorgjisë brenda bagazhit të makinës dhe në fund ta transportonin atë në një zonë të shkretë të Halkidikit.
Informacionet nga burime policore mësojnë se në fund, pasi kanë braktisur trupin e 41-vjeçares, 39-vjeçarja dhe 34-vjeçari janë kthyer në banesën ku e kishin vrarë dhe tentuan të fshehin gjurmët e tyre, madje duke ndryshuar dyshekun e krevatit.
Bëhet e ditur se dy autorët pasi vranë 41-vjeçaren shtatzënë, i kanë zhvatur shumën prej 80 eurosh.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë