U vetëvra pas bullizmit në Tik Tok, pyeten koleget e 41-vjeçares. Zbulohet denoncimi
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Durrësit. Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve, i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë, pasi u bullizua në rrjetin social “Tik-Tok”.
Korrespondentja e Euronews Albania Kloida Gjuzi ka dhënë më tepër detaje rreth kësaj ngjarje. Ajo tha se deri më tani janë pyetur kolegë të Bedrie Lokës.
“Janë duke u marrë në pyetje punonjës të fasonerisë të cilët mund të kenë dijeni me klimën e krijuar në fabrikën ku ajo punonte. Gjithashtu kishte denoncime të bëra nga ana e familjarëve të 41-vjeçares të cilët kanë treguar kështu atë me të cilën ajo përballet për më shumë se një vit.
Nga burime jo zyrtare dimë se policia ka marrë një regjistrim rreth një vit më parë nga 41-vjeçarja. Ajo ka denoncuar se po e bullizonin me anë të rrjeteve sociale. Ky denoncim është regjistruar nga ana e policisë, por nuk kemi informacione se çfarë është bërë me këtë denoncim”,-tha korrespondentja Gjuzi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha