EMRI/ 1 milion £ kokainë e kthyer në llak, 23 vite burg për 41-vjeçarin nga Dibra

16 Dhjetor 2023 | 19:14

Gjashtë burra, mes tyre një shqiptar, të cilët u kapën nga autoritetet britanike 31 tetor të këtij vitit, nën akuzën e trafikimit të lëndës narkotike kokainë, janë dënuar me burg së fundmi nga Gjykata e Kingston Croën, në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, shumica e bandës u arrestuan në një pronë industriale pranë Dartfordit, teksa përpiqeshin të klasifikonin dërgesën e kokainës nga Kolumbia, e cila kapte vlerën 1 milionë paund.

Shërbimet sekrete i kishin dëgjuar ata në një pijetore duke biseduar për të kthyer kimikisht drogën në një llak, me qëllim fshehjen e saj nga autoritetet.

Përfundimisht ata zgjodhën të konvertonin kokainën prej 30 kg në llak, i cili më pas u përdor për të lyer 508 doreza fshesash.

Në total, shtatë burra u shpallën fajtorë për dhjetëra vepra të lidhura me drogën, përfshirë konspiracionin për të importuar kokainë.

Dënimet me burg në Gjykatën e Kingston Crown varionin nga 13 deri në 29 vjet.

Shqiptari i dënuar është Ermal Shtrazi me profesion shef kuzhine në Londër dhe me origjinë nga Maqellara e Dibrës.

Të dënuarit janë:

Yuni Alexis Pacheco Miranda, 65 vjeç, nga The Roundëay, Wood Green, në veri të Londrës, burgosur me 29 vjet

Daniel Oliver, 52 vjeç, nga The Parade, Margate, Kent, i dënuar me 29 vjet burg

Ermal Shtrezi, 41 vjeç, nga Lyndhurst Road, Wood Green, i dënuar me 23 vjet burg

Nigel Rogers, 62 vjeç, nga Olympia Way, Whitstable, Kent, i burgosur me 23 vjet

Frank Asante, 49 vjeç, nga Ledbury Road, Notting Hill, në perëndim të Londrës, i dënuar me 18 vjet burg

Terrence Allen, 74 vjeç, nga Ëordsëorth Road, Welling, Londra juglindore, i burgosur me 13 vjet

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026