Përplasja e shqiptarëve në Londër me Policinë, avokati zbulon çfarë pritet të ndodhë

29 Nëntor 2023 | 13:46

Avokati Naim Hasani është shprehur se autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar kanë qenë në zbatim të ligjit, në momentin që kërkuan shpërndarjen e tubimit të shqiptarëve për festën e Pavarësisë.

Komentet Hasani i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se nga euforia e festimeve, shqiptarët kanë bllokuar rrugët, kanë vendosur makina mbi trotuare dhe kanë sulmuar Policinë me shishe dhe sende të forta.

Ai tha gjithashtu se makinat luksoze të shqiptarëve në Britani bëjnë lajm, për arsye se nga autoritetet mendohet se ato nuk janë siguruar nga aktivitete të ligjshme.

“Organizatorët kanë privilegjin dhe përgjegjësinë për mbarëvajtjen e këtyre takimeve. Nëse organizatorët marrin leje për tubimin, për orarin, atëherë forcat e rendit janë aty për të garantuar sigurinë e aktivitetit. Por nëse tubimi del jashtë parashikimeve, atëherë autoritetet janë aty për të siguruar mbarëvajtjen e tubimit.

Pavarësisht dëshirës tonë të madhe për të festuar, në Londër duhet të respektojmë edhe ato 200 komunitete të tjera që jetojnë aty. Policia ka njoftuar për 7 të arrestuar dhe ajo që ka listuar Policia është se disa qytetarë kanë hedhur fishekzjarre dhe shishe në drejtim të Policisë, po ashtu disa shqiptarë kanë bllokuar makinat që kanë qenë duke u kthyer për në shtëpi. Ka pasur edhe makina të shqiptarëve mbi trotuare.

Për këtë arsye Policia ka dhënë edhe një urdhër shpërndarje. Prokuroria do të vendosë nëse ata individë kanë thyer ligjin apo jo, nëse kanë thyer ligjin, çështja do të kalojë në gjykata, ku do të marrin dënimet përkatëse, në të kundërt do të dalin të lirë. Në shumë raste deputetë britanikë kanë qenë prezentë në takime dhe kanë përshëndetur ruajtjen e traditave nga komuniteti shqiptar.

Sa ndodh diçka që mund të jetë lajm, lajmin e japin të parët mediat me djathta, sido që të jetë, theksi ka qenë te makinat luksoze, te bllokimi i trafikut, etj. Nëse i referohemi retorikës 1 vjeçare të përditshme, shqiptarët janë identifikuar me krimin dhe element të veçantë mendojnë se ata që janë pronarë të këtyre makinave mendojnë se paratë për të blerë këto makina, nuk vijnë në mënyrë legjitime”, është shprehur avokati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026