“Mori jetët e 2 fëmijëve të pafajshëm”, Karanxha tregon masat që mungonin
Ish-prokurori Ervin Karanxha ka komentuar në emisionin “Review” me Greta Topjana ngjarjen e rëndë në Durrës, ku dy të mitur humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti.
Në analizën e tij, ai ka vënë theksin te mungesa e kontrollit të territorit dhe zbatimi i dobët i masave parandaluese në zonat e banuara, siç ishte zona ku ndodhi ngjarja te ish-Këneta.
Sipas Karanxhës, rasti lidhet me shkelje të përsëritura të rregullave të qarkullimit, duke theksuar se personi i përfshirë në aksident duhej të ishte ndëshkuar më herët me masa më të ashpra.
“Si fillim ngjarjen e lidh me kontrollin e territorit, kemi një zonë të banuar që ka pasur problematika të mëparshme dhe ka nevojë për një kamër për kontroll më të madh. Ky person që është denoncuar dhe herë tjera për shpejtësi në zonë duhet të ishte proceduar qoftë me heqje patente apo masa të tjera.
Qarkullimi në zona të banuara, tej normave të lejuara është një shkelje e Kodit Rrugor. Lidhur me ngjarjen, e shof problemin te Ministria e Transporteve”, theksoi Karanxha.
Ai ngriti shqetësime edhe tek strukturat që janë për kontrollin dhe emërimin e ekspertëve kompetentë, në menyre që situata të zgjidhet siç duhet.
“Ministria e Transporteve i përcakton personat dhe ekspertët që janë kompetentë për këtë punë në lidhje me aktet që do bëjë dhe të zgjidhet. Nuk kanë pse të lejojnë njerëzve të papërgjegjshëm që plotësojnë kriteret ligjore. Në çdo fushë futen njerëz jo kompetentë dhe në fund rezultojnë persona të dënuar. Mund të futet dikush që nuk është ekspert duke thënë që është.
Kemi të bëjmë me një kontroll më të madh të territorit. Këtij njeriu duhej ti ishte hequr e drejta e patentës”, tha Karanxha.
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet