Mori pjesë në paradën e Putin, Vuçiç në krah të Von der Leyen në samitin në Tiranë
6 liderët e rajonit përfshi Vjosa Osmanin dhe Aleksandër Vuçiç u bashkuan mbrëmë në darken e organizuar me drejtues te BE. Antonio Costa në një postim në rrjetet sociale shkruan se:
“E përfundova vizitën time në Ballkanin Perëndimor duke organizuar një darkë me gjashtë liderët e rajonit.
Ka një moment të ri në procesin e zgjerimit. Përpjekjet tona të mëtejshme drejt anëtarësimit duhet të udhëhiqen nga dy parime thelbësore: konsistenca dhe besimi.
Konsistencë – nga Bashkimi Evropian, në ruajtjen e zgjerimit si një prioritet politik kryesor. Dhe konsistencë nga partnerët, në përafrimin me vlerat tona dhe në zbatimin e reformave.
Besim – i cili mund të ndërtohet vetëm përmes dialogut të hapur. Brenda vendeve të rajonit, mes partnerëve, dhe me institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare”.
në foton e rastit ajo që bie në sy është se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç shihet në krah të presidentes së komisionit evropian Ursula Von der Leyes. Disa ditë më parë Vuçiç ishte në qendër të kritikave pas vendimit të tij për të marrë pjesë në Paradën e Fitores në Moskë përkundër paralajmërimeve të BE.
Madje vetë Vuçiç qe shprehur se priste ndëshkim nga BE për vendimin e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve