Sot Samiti i KPE në Tiranë, ja akset rrugore që do bllokohen dhe devijimi i trafikut
Në kuadër të masave të sigurisë për Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, që zhvillohet ditën e sotme në Tiranë, kanë nisur bllokimet e rrugëve në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Qendra e qytetit është bërë e pakalueshme për automjete dhe këmbësorë, ndërsa qarkullimi është devijuar në disa akse kryesore.
Policia e Shtetit ka filluar zbatimin e një plani të detajuar masash për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit, që për herë të parë zhvillohet në një vend të Ballkanit Perëndimor. Ndër masat e ndërmarra janë mbyllja e përkohshme e rrugëve, pezullimi i qarkullimit urban dhe ndërurban në disa segmente, si dhe lirimi i hapësirave publike për qëllime sigurie.
Policia ka publikuar gjithashtu një hartë me rrugët e bllokuara dhe alternativat për devijimin e trafikut. Masat do të jenë në fuqi deri në përfundim të punimeve të samitit dhe largimin e delegacioneve ndërkombëtare nga vendi.
Rrugët që bllokohen
Bllokim total të qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve në perimetrin e sigurisë nga ora 06:00 deri në 18:00, më 16 maj, në këto rrugë:
“Sheshi Skënderbej”
Bulevardi “Zogu I”
Rruga “Myslym Shyri”
Rruga “Ibrahim Rugova”
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Rruga “Urani Pano”
Rruga e Barrikadave
Rruga “George W. Bush”
Banorët brenda perimetrit të sigurisë do të lëvizin vetëm me dokument identifikimi ndërsa parkimi dhe qarkullimi ndalohen për të gjithë të tjerët.
Devijimi i trafikut
Devijimi i trafikut bëhet si më poshtë:
Bulevardi Zogu I → devijim tek Ministria e Drejtësisë
Rruga e Durrësit → devijim tek Ministria e Arsimit
Rruga e Kavajës → devijim tek semafori i Lumit
Myslym Shyri → devijim tek Rr. Sami Frashëri
Rr. e Dibrës dhe Hoxha Tahsim → devijim tek Rr. Lef Nosi
Sheshi Skënderbej është tashmë i rrethuar dhe ndalohet kalimi, përfshirë edhe për këmbësorët. Po ashtu, bllokime të përkohshme do të ketë edhe gjatë datës 15 maj.
Policia njofton gjithashtu për kufizime në rrugën drejt aeroportit të Rinasit. Qytetarët me fluturime udhëtimi këshillohen të nisen të paktën 4 orë më herët, për të shmangur vonesa të mundshme.

LEXONI GJITHASHTU:
Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 19:32 Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
- 19:27 Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë