Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas vjen në Tiranë, axhenda e takimeve

8 Prill 2025 | 08:06

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, do të vizitojë për herë të parë Tiranën më 8 Prill 2025, në kuadër të një vizite zyrtare.

Gjatë qëndrimit të saj, Kallas do të zhvillojë takime të rëndësishme me liderët shqiptarë dhe do të marrë pjesë në aktivitete që thellojnë marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.

Vizita do të nisë me takimin e Kallas me presidentin Bajram Begaj në orën 08:50. Pas kësaj, Kallas do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama në orën 09:30. Më pas, në orën 10:10, do të zhvillohet ceremonia e marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën dhe lidhjen e Shqipërisë me rrjetin evropian të transportit. Firma e marrëveshjes do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në orën 10:25.

Në kuadër të vizitës, Kallas do të merr pjesë gjithashtu në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje me Bankën Evropiane të Investimeve, e cila mbështet projekte të rëndësishme infrastrukturore në rajon.

Kallas do të ketë gjithashtu takime me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu. Po ashtu, ajo do të marrë pjesë në Forumin e Dialogut Shqipëri-BE për Politikën e Sigurisë.

Kjo është vizita e parë e Kajas në Shqipëri që nga marrja e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikat e Jashtme dhe Sigurinë. Më parë, ajo ka zhvilluar takime në Mal të Zi, ndërsa ndalesa e fundit e saj në Ballkanin Perëndimor do të jetë në Bosnje e Hercegovinë.

Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, vizita e Kajas synon të thellojë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, si dhe të forcojë lidhjet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026