Kaja Kallas nis vizitën në Ballkanin Perëndimor
Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, do të vizitojë Ballkanin Perëndimor nga sot më 7 prill deri më 9 prill, në kuadër të një turneu që përfshin Malin e Zi, Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën.
Kjo është vizita e parë e Kallas në rajon si shefe e diplomacisë evropiane. Në ditën e parë të vizitës, më 7 prill, Kallas do të qëndrojë në Mal të Zi, ku do të takohet me presidentin Jakov Millatoviq dhe kryeministrin Millojko Spajiq.
Ajo do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të shoqërisë civile. Mali i Zi është një ndër shtetet që ka bërë përparimin më të madh në rrugën e tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Më 8 prill, Kallas do të vizitojë Shqipërinë, ku do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Ajo do të zhvillojë gjithashtu një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Rama. Gjithashtu, do të takojë ministrin për Evropën dhe Çështje Evropiane, Igli Hasani, dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Në kuadër të vizitës, Kallas do të marrë pjesë në takimin e parë të Dialogut për Siguri dhe Mbrojtje BE-Shqipëri, si dhe në ceremoninë e nënshkrimit të një granti nga Banka Evropiane për Investime dhe të marrëveshjeve të huas për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë.
Në ndalesën përfundimtare të vizitës, më 9 prill, Kallas do të qëndrojë në Bosnje e Hercegovinë, ku do të zhvillojë takime me krerët e Presidencës trepalëshe, me kryetaren e Këshillit të Ministrave dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës. Po ashtu, ajo do të takohet me përfaqësues të forcës evropiane në Bosnje, EUFOR.
Gjatë seancave dëgjimore për konfirmimin e saj si shefe e diplomacisë së BE-së, Kallas kishte premtuar se do të punonte për të bërë realitet zgjerimin e Bashkimit Evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare