Mos ju përjashtojnë nga PD? Duka: S’kam lidhje me ata fare, s’di kush quhet PD
Përplasjet e brendshme të PD duket se kanë trazuar dhe raportet e partisë kryesore opozitare me aleatët e vegjël. Agron Duka, kreu i PAA-se, pjesë e listës së PD në zgjedhjet e fundit paralajmëron një ndarje apo shkëputje nga PD duke nisur nga qëndrimet në Parlament.
Gjatë emisionit “Now” me Erla Mëhillin, ai tha se vendimet në parlament do të jenë personale pavarësisht se ka qenë në zgjedhje si pjesë e koalicionit me PD dhe foli për një mungesë bashkëpunimi brenda opozitës.
Erla Mëhilli: Zoti Duka kur të vijë momenti për të votuar ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e Vettingut të gjyqtareve dhe prokurorëve ju si do të votoni? Do votoni si PD apo keni qëndrimin tuaj?
Agron Duka: Jo, kam qëndrimin tim personal. Vendimi për vettingun do jetë personal si ta gjykoj.
Mëhilli: Mos ju përjashtojnë dhe ju PD?
Duka: Unë s’kam lidhje me PD fare.
Erla Mehilli: Nëse do ketë ndryshim në lidershipin e PD do ketë ndryshim në marrëdhënien tuaj me PD?
Duka: Ne direkt pas zgjedhjeve nuk kemi asnjë lloj bashkërendimi ose bashkëpunimi me PD. Sepse dhe ata duke pasur problemet e veta nuk gjejnë as kohen të bashkëpunojnë me aleatët siç kanë pasur më parë. Ne ndërmarrim veprime spontane ose individuale sipas atyre që ne mendojmë. Në këto dy seanca që kemi bërë kemi votuar siç kemi menduar vetë, kemi mbajtur qëndrime siç kemi menduar vete, nuk kemi patur asnjë lloj bashkërendimi. Kur këta s’kanë bashkërendim njëri me tjetrin si do kenë me ne?
Ja p.sh, u mor vendimi nga PD, s’di kush quhet PD, nga Basha që nuk do votohet por do grisen letrat ne nuk na u tha gjë por në sekond të fundit na u tha ne kemi vendos me gris letrat. Ne do ishim kundra nëse do na kishin pyetur.
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun