“Mos kthe kokën nga shtëpia që digjet”, Shqipëria e viteve ’90 në fotografi
Në një kohë kur Shqipëria e viteve ’90 përpiqej të rindërtonte identitetin e saj mes varfërisë dhe shpresës, një sy i huaj, por i ndjeshëm, zgjodhi të qëndronte dhe të dokumentonte realitetin me një aparat fotografik në dorë.
Fotografja gjermane Jutta Benzenberg rikthehet me një ekspozitë në Tiranë, e cila prek jo vetëm historinë e një vendi, por edhe dramën personale të humbjes dhe ringritjes.
Fotografitë e përzgjedhura për t’u ekspozuar janë shpëtuar nga shtëpia e saj që u dogj në vitin 2006. Një pjesë tjetër vijnë përmes negativëve që kanë arritur të ruhen të paprekur, ndërsa disa prej tyre janë realizuar në formë kolazhesh nga kuratori i ekspozitës, Olsi Hoxha.
“Kur më kërkuan të skanoja negativët, e pata shumë të vështirë. Kur po punoja, mezi merrja frymë. Tani, falë kësaj pune, jam në paqe me atë që ka ndodhur. E kisha të vështirë të shihja shtëpinë që ishte djegur, imazhet e tim shoqi. Ekspozita flet për emocionet dhe ndërgjegjen; është historia e Shqipërisë, e imja, e familjes time. Trauma ime nuk është më aq e fortë,” – Jutta Benzenberg.
Ekspozita, e titulluar “Mos kthe kokën nga shtëpia që digjet”, është hapur në hapësirën kulturore Heinrich Böll Stiftung, në sheshin “Skënderbej”. Ajo sjell për publikun Shqipërinë e asaj kohe, me njerëz që përballeshin me rrënojat e komunizmit.
“Unë mësova se Jutta përjetoi diçka të jashtëzakonshme si fotografe. Djegia e shtëpisë së saj me gjithë arkivën… Nuk mund ta imagjinoj se si ka qenë puna e saj në ato vite. Për mua është shumë e rëndësishme, pasi prej vitesh kam punuar për të sjellë gjithçka nga vitet ’90. Pra, më lejoni të them se nuk ka qenë e lehtë, sepse këto humbje nuk ishin vetëm materiale, por edhe emocionale.” – Goekhan Tuncer, Drejtor Ekzekutiv i HBS
Në hapjen e ekspozitës, e cila do të presë vizitorë deri më 16 nëntor, i pranishëm ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.
“Fotografitë e Juttës janë një përshkrim i Shqipërisë në vitet ’90 — vite transformimi, shprese, pritshmërie dhe ambiciesh, por edhe zhvendosjesh, emigracioni dhe humbjesh. Është e bukur mënyra se si i keni paraqitur në një formë kaq humane. Përballemi me një të shkuar shqetësuese.”- Silvio Gonzato, Ambasador i BE-së në Shqipëri
Jo vetëm një ekspozitë, “Mos kthe kokën nga shtëpia që digjet” është edhe titulli i librit të fotografes Jutta Benzenberg.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata