‘Mos na akuzoni për dështimet tuaja’, Rama i përgjigjet Britanisë për emigrantët

3 Nëntor 2022 | 07:30

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Britaninë e Madhe se po përdor si ‘kokë turku’ shqiptarët për të justifikuar “politikat e saj të dështuara” për kufijtë dhe migracionin.

Në një intervistë për BBC, këtë javë Rama komentoi deklaratat e Sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe, Suella Braverman, se Britania e Madhe po pushtohet duke theksuar se ato janë deklarata që nxisin ksenofobinë.

“Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program”, shtoi ai.

Shqiptarët janë tashmë grupi më i madh i atyre që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla.

Braverman, e cila tha të hënën se Anglia jugore po përballej me një “pushtim” të emigrantëve, ka akuzuar gjithashtu shumë shqiptarë për “abuzim me ligjet e tyre moderne të skllavërisë”.

Javën e kaluar, deputetëve iu tha se 12.000 shqiptarë kishin mbërritur në MB pasi kaluan Kanalin deri më tani këtë vit, krahasuar me 50 në 2020, nga këta 10.000 ishin burra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026