Moska ndalon hyrjen e 30 qytetarëve japonezë, shkak saksionet e vendosura nga Tokio
Rusia ka ndaluar hyrjen në territorin e saj për 30 shtetas japonezë, mes tyre edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Japonisë, Toshihiro Kitamura, në përgjigje të sanksioneve që Tokio ka vendosur ndaj Moskës pas fillimit të luftës në Ukrainë.
Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme ruse tha se vendimi është pjesë e “masave hakmarrëse ndaj veprimeve armiqësore të Japonisë”, të cilat lidhen me “të ashtuquajturin operacion special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë.
“Si pjesë e masave për t’iu përgjigjur veprimeve sanksionuese zyrtare të Tokios kundër vendit tonë, është vendosur ndalim i pacaktuar hyrjeje në Rusi për 30 qytetarë japonezë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Lista përfshin, përveç zëdhënësit Kitamura, gazetarë dhe profesorë nga disa universitete të njohura japoneze, të cilët, sipas Moskës, “kanë kontribuar në formimin e një narrative anti-ruse në opinionin publik japonez”.
Që prej fillimit të luftës në Ukrainë, Japonia ka miratuar disa raunde sanksionesh ndaj Rusisë, duke përfshirë ndalime eksportesh, ngrirje pasurish dhe kufizime për dhjetëra zyrtarë rusë.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare