‘Moska në rrezik’, Ukraina sulmon Rusinë

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ukraina ka sulmuar për herë të parë në brendësi të Rusisë në një seri sulmesh që lanë 3 të vrarë dhe 6 të plagosur.

Kjo është herë a parë që Ukraina ka goditur deri më tani kaq në brendësi të Rusisë, duke synuar baza që deri tani ishin konsideruar të paprekshme, sipas ekspertëve ushtarakë.

Ushtria ukrainase ka goditur disa baza ajrore strategjike në Rusi teksa media të shumta ruse kanë raportuar rreth shqetësimit se vetë ‘Moska tashmë mund të jetë nën sulm!’.

- Advertisement -

Pasi Rusia gjuajti afërsisht 70 raketa gjatë ditës së hënë në Ukrainë, duke vazhduar synimin e saj për të gjymtuar infrastrukturën energjetike të vendit, ushtria ukrainase u kundërpërgjigj me sulme në bazat ajrore të Putinit.

Forcat ukrainase kanë përdorur dronë për të goditur të paktën 3 baza ajrore qindra milje brenda territorit rus, ka pranuar Ministria ruse e Mbrojtjes.

Baza ajrore Engels-2, baza ajrore Dyagilevo dhe ajo në Kursk, të trija në Rusinë perëndimore dhe vende bombarduese strategjike të përdorura nga Putini për të bombarduar qytetet e Ukrainës, u goditën nga ato që Ministria e Mbrojtjes ruse pretendoi se ishin “dronë sovjetik”.

Baza ajrore e Engelsit ndodhet qindra kilometra larg Ukraines dhe strehon disa nga avionet ushtarak me te medhenj rus / Ministria e Mbrojtjes Ruse

Tre persona thuhet se u vranë dhe gjashtë u plagosën pasi një cisternë karburanti shpërtheu në një bazë ajrore ruse pranë qytetit Ryazan, në juglindje të Moskës.

Një tjetër shpërthim u raportua të ketë ndodhur në rajonin e Saratovit të Rusisë përgjatë lumit Vollga, larg vijës së frontit.

Tri sulmet kanë shkaktuar panik në mesin e analistëve ushtarakë rusë, dhe një nga mediat më të lexuara në Telegram pretendoi se forcat ukrainase me shumë mundësi mund të kenë kaluar në territorin rus dhe “tashmë kishin arritur në brigjet e Vollgës”, i cili është një lumë që rrjedh përgjatë gjatësisë horizontale të Rusisë afër Moskës.

Harte e dy rajoneve te goditura dhe largesia nga Moska. Credits: Euronews

Kanali ushtarak rus Readovka shkroi: “Me një shkallë të lartë probabiliteti, droni është drejtuar nga brenda territorit rus, që do të thotë se DRG-të e armikut tashmë kanë arritur në brigjet e Vollgës.

Nëse droni ka ardhur nga Ukraina, atëherë armiku ynë tashmë ka teknologji me një distancë prej 1,000 km, që do të thotë se Moska është gjithashtu nën sulm.

Ka vetëm një përfundim: masat kundër terrorizmit në territorin e Federatës Ruse duhet të forcohen në maksimum dhe sulmet hakmarrëse duhet të vazhdojnë dhjetëfish.”

Postimi është parë më shumë se 375,000 herë në Telegram.

Këto sulme brenda kufijve të Rusisë janë një përshkallëzim që as SHBA-të nuk e duan. Qysh prej fillimit të luftës, thuhet se Pentagoni ka modifikuar sistemet e avancuara të raketave që i dërgon në Ukrainë për t’u siguruar që ato nuk mund të gjuajnë rreze të gjata. 

Ndërkohë, Ukraina nuk ka marrë ende përgjegjësi për sulmet.

Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mikhail Podolyak, shkroi në Twitter se Kremlini duhet ta dinte se “nëse diçka lëshohet në hapësirën ajrore të vendeve të tjera, herët a vonë objektet e panjohura fluturuese do të kthehen në pikën e nisjes”.

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se dronët ishin kapur të gjithë, por mbeturinat nga përplasjet kishin rënë në fushat ajrore duke shkaktuar shpërthime. Tre ushtarë rusë u vranë nga sulmet ndërsa katër të tjerë mbetëm të plagosur.

Sipas Roman Starovoyt, Guvernatori i Rajonit të Kurskut, sulmi me dron në rajonin e tij i vuri flakën një rezervuari të magazinimit të naftës. Ai tha: “Nuk ka pasur viktima. Zjarri është lokalizuar. Të gjitha shërbimet e urgjencës punojnë në vendngjarje.”

Në një video të postuar në mediat sociale në orët e para të mëngjesit të së martës, shtëllungat e tymit të zi mund të shihen që ngrihen mbi bazën ajrore në rajonin Kursk.

Ndërkohë, Rusia nisi sulme të tjera të hënën mbrëma në rajonin e Zaporizhia, ku ndodhet një nga termocentralet kryesore bërthamor të Ukrainës.

Sulmet dëmtuan infrastrukturën kritike dhe ndërtesat e banimit. Në këtë fazë nuk ka pasur të lënduar apo viktima.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi se mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 60 nga mbi 70 raketat e lëshuara nga Rusia ditën e hënë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 




LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Regjistrimi i PD-së në KQZ? Celibashi: Ja kur do ta shqyrtojmë kërkesën

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se ende nuk ka një kërkesë për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje. Në emisionin "Barometri" në Euronews...

Zbulohet çfarë shkroi në letrën para arrestimit, regjisori iranian lirohet nga burgu

Regjisori iranian Jafar Panahi është liruar përkohësisht nga burgu, disa ditë pasi hyri në një grevë urie për të protestuar ndaj "sjelljes çnjerëzore" të...

Ylli Manjani grushton tavolinën: Nuk paska shteti para për pajisjet e zgjedhjeve?!

Juristi Ylli Manjani u irritua në “Barometri” në Euronews Albania ndërsa flitej për procesin e votimit dhe numërimit në zgjedhje. Sipas tij shtetit nuk i...

TË FUNDIT

Regjistrimi i PD-së në KQZ? Celibashi: Ja kur do ta shqyrtojmë kërkesën

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se ende nuk ka një kërkesë për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje. Në emisionin "Barometri" në Euronews...

Zbulohet çfarë shkroi në letrën para arrestimit, regjisori iranian lirohet nga burgu

Regjisori iranian Jafar Panahi është liruar përkohësisht nga burgu, disa ditë pasi hyri në një grevë urie për të protestuar ndaj "sjelljes çnjerëzore" të...

Ylli Manjani grushton tavolinën: Nuk paska shteti para për pajisjet e zgjedhjeve?!

Juristi Ylli Manjani u irritua në “Barometri” në Euronews Albania ndërsa flitej për procesin e votimit dhe numërimit në zgjedhje. Sipas tij shtetit nuk i...

KQZ në vështirësi? Celibashi: Paguajmë mirë, por nuk po gjejmë dot operatorë sepse..

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi për “Barometri” në Euronews Albania se pagesat për operatorët janë të mira, por sërish ka mungesa. “Për rekrutimin...

Kreu i KQZ tregon sa para i dha qeveria për implementimin elektronik

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se qeveria i ka akorduar KQZ-së, një shumë prej 850 milionë lekësh për implementimin elektronik për 3...




Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×