Gazetari Lavdrim Lita dha se urdhër-arresti i lëshuar nga gjykata në Moskë për shtetasen ruse të arrestuar në Shqipëri është një taktikë për ta shpëtuar.
Lita u shpreh se shkëmbimi i spiunëve është një gjë që ndodh prej më shumë se 50 vitesh mes shteteve.
Ai theksoi se interesant është fakti që edhe në nivel diplomatik po negociohet për dëbimin e shtetases ruse që në Shqipëri akuzohet si spiunazh.
“Unë i qëndroj mendimi se ngjarja shumë e rëndë, i ka të gjitha tiparet për mbledhjen e informacionit të një shteti të huaj për bazat ushtarake të Shqipëri. Kemi pasur fotografime dhe pamje me dron apo survejim. Uzina ka 5 tonë tritol, mijëra predha dhe armatime”, tha gazetari.
LEXONI GJTHASHTU:
- Spiunë apo turistë? Qytetarët të ndarë në mendime për incidentin në Gramsh
- ‘Spiunazhi i rusëve qesharak’, Edi Rama: Na shqetëson qëllimi i vërtetë