Moska: Rusët jashtë vendit mund të votojnë në zgjedhjet presidenciale

26 Janar 2024 | 15:48

Rusët që jetojnë jashtë vendit do të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ka njoftuar Moska.

Sipas mediave të huaja, kjo përfshin ato në vende që konsiderohen “shtete jomiqësore” nga Kremlini, sipas zëdhënëses së ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova.

Disa vende kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë ose kanë furnizuar Ukrainën me armë për të luftuar trupat e Moskës, duke u shpallur jomiqësore.

Zonja Zakharova tha se do të ketë qendra votimi në të gjitha vendet ku Rusia ka misione diplomatike.

Vladimir Putin pritet të fitojë zgjedhjet, që do të mbahen në mes të marsit, me një shumicë dërrmuese, mes akuzave të përhapura për korrupsion, manipulim votash dhe frikësim të kandidatëve rivalë.

Në një përpjekje për të shfuqizuar akuzat, zonja Zakharova tha se Rusia do të ftojë vëzhgues të huaj të zgjedhjeve nga Komonuelthi i Shteteve të Pavarura (ish-vendet e Bashkimit Sovjetik) dhe nga Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (e cila përfshin Kinën, Indinë, Pakistanin dhe Iranin).

Asnjë vend perëndimor nuk është ftuar të dërgojë vëzhgues të zgjedhjeve deri më sot, me zonjën Zakharova që pretendon se do të ishte “e çuditshme” nëse Rusia do të ftonte delegatë nga vendet “rusofob” nga Këshilli i Evropës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tre palestinezë të plagosur në sulmin izraelit në një fshat në Bregun Perëndimor

Tre palestinezë janë plagosur nga plumba metalikë të veshur me gome të qëlluar nga forcat izraelite në një fshat në veriperëndim të Ramallahut në Bregun...
14:37 | 04/07/2026

Zjarr masiv në SHBA, mijëra persona evakuohen në Denver. Dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa

Një zjarr i madh po vijon të jetë aktiv në jugperëndim të Denverit dhe detyroi evakuimin e mijëra banorëve. Vatra e zjarrit shkatërroi më shumë...
13:52 | 04/07/2026

Mamdani kundërshton vizionin e Trump për Amerikën në fjalimin e 250-vjetorit të SHBA-së

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, të premten kundërshtoi vizionin e Presidentit Donald Trump për vendin në fjalimin e tij me rastin e 250-vjetorit të...
13:41 | 04/07/2026