Mosmarrëveshje në BE për vendosjen e një kufiri të sipërm për çmimin e gazit
Pas disa muajsh mosmarrëveshjeje nëse vendosja e një kufiri për çmimin më të lartë të gazit mund të zbusë krizën energjetike në Evropë, ministrat e energjisë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u takuan dje në Bruksel në përpjekje për të arritur një marrëveshje.
Duke iu përgjigjur kërkesave të përsëritura të disa vendeve, Komisioni Evropian muajin e kaluar propozoi një kufi të sipërm për çmimin e gazit si përgjigje e BE-së ndaj krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve të energjisë të shkaktuar këtë vit nga Rusia duke reduktuar sasinë e gazit të furnizuar në Evropë, raporton Reuters.
“Qytetarët e Evropës janë në agoni dhe kompanitë evropiane ndalojnë së bëri biznes ndërsa BE debaton pa nevojë,” paralajmëroi ministri grek i Energjisë Konstantinos Skrekas, duke bërë thirrje për një marrëveshje të shpejtë dhe futjen e kufijve të çmimit të gazit.
Greqia dhe vende të tjera, përfshirë Belgjikën, Italinë dhe Poloninë, argumentojnë se vendosja e një kufiri të çmimit të gazit do të mbronte ekonomitë e tyre nga çmimet e larta të energjisë, ndërsa Austria, Gjermania dhe Holanda kanë frikë se mund të devijojë eksportet e gazit tek blerësit e tjerë në dëm të vendeve evropiane dhe të çojë deri te ndërprerjet në tregun e energjisë.
Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)