Mot ekstrem në Azi, nga stuhitë tek i nxehti, probleme në kontinentin e largët
Nga stuhitë e dhunshme tek i nxehti në rritje, Azia po përjeton një verë me mot ekstrem. Tajvani po bëhet gati për mbërritjen e tajfunit “Khanun”, që pritet të sjellë shira të dendura dhe erëra të forta me shpejtësi deri në 160 km në orë. Tajfuni në fjalë ka goditur tashmë ishujt jugorë të Japonisë.
Kina ndërkohë po rikuperohet nga efektet e stuhisë “Doksuri”, që ka shkaktuar vdekje dhe shkatërrim në rajonin e Pekinit. Të paktën 21 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve, që erdhën nga reshjet më të dendura në 140 vite.
Në Korenë e Jugut, rritja e temperaturave po përbën një lloj të ri kërcënimi. Mbi 100 persona kanë marrë mjekim për sëmundje të lidhura me të nxehtin. Zhiva e mërkurit pritet të mbetet mes 30 gradëve në ditët e ardhshme.
Në mbarë botën, rekordet e klimës po thyhen njëri pas tjetrit nga ajo që ekspertët thonë se është një kombinim i ngrohjes globale dhe fenomenit “El Ninjo”.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë