Moti i keq, ARRSH: Aksi Qukës-Qafë Plloçë i aksesueshëm pa probleme

23 Nëntor 2025 | 12:18

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me bllokimin e aksit Qukës-Qafë Plloçë nga rrëshqitjet e një masivi gurësh. ARRSH thekson se grupet e punës ndodhen në terren.

Më tej bëhet me dije se është krijuar një bypass-i i përkohshëm për devijimin e trafikut në këtë segment si dhe për sigurinë e shoferëve. Sipas njoftimit aksi është i hapur ndërsa ARRSH bëri thirrje për zbatimin e rregullave të qarkullimit.

“Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35 të aksit Qukës-Qafë Plloçë.

Grupet e punës të ndodhura në terren, po bëjnë vlerësimin e situatës dhe kanë marrë të gjitha masat për krijimin e një bypass-i të përkohshëm me qëllim devijimin e trafikut në këtë segment, duke shmangur rrezikun ndaj përdoruesve të rrugës.

I gjithë aksi është i hapur, i aksesueshëm pa probleme dhe në monitorim të vazhdueshëm. Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve: Ulni shpejtësinë, mbani distancën e sigurisë, shmangni frenimet e papritura dhe udhëtoni me kujdes”, njofton ARRSH.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026