Moti i keq godet vendin, IGJEUM paralajmëron përmbytje 

7 Janar 2021 | 21:35

Moti i keq me reshje shiu, dëbore dhe erë të fortë përfshiu të gjithë vendin në 24 orët e fundit. Në disa qarqe ka pasur probleme me qarkullimin, ndërsa reshjet e shiut, që kanë rënë me shumë intensitet që prej mbrëmjes së djeshme, kanë rrëzuar masivë gurësh shkëmborë në rrugën Berat-Poliçan.

Zonat malore janë përfshirë nga dëbora, ndërsa problematike paraqitet situata në qarkun e Gjirokastrës. Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave 7-11 janar priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin.

Ndërkohë, reshjet e shiut të rëna së fundmi kanë përmirësuar situatën hidrike në vend duke rritur ndjeshëm nivelet e liqeneve në kaskadën e Drinit. Si pasojë nga 720 mega vat për orë energji elektrike që prodhohej një javë më parë, aktualisht prodhimi ditor nga tri HECet e kaskadës së lumit Drin është 17 100 mega vat për orë.

Në krahasim me një javë më parë, niveli i ujit është rritur mbi 3 metër vetëm në hidrocentralin e Fierzës. Sipas Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, përpos prurjeve, aktualisht nuk ka shkarkime nga portat, ndërsa situata po monitorohet me kujdes në varësi të përditësimit të parashikimit të reshjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026