Moti i keq, policia ndërhyn në zhbllokimin e rrugës Theth–Nderlysaj
Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë përfshirë qarkun e Shkodrës, por autoritetet lokale raportojnë se situata paraqitet përgjithësisht e qetë dhe nën kontroll.
Bashkitë në Shkodër, Malësi të Madhe dhe Vaut të Dejës kanë bërë të ditur se, pavarësisht reshjeve me intensitet mesatar dhe disa problematikave të izoluara në zonat malore, nuk ka emergjenca madhore dhe pjesa më e madhe e territorit është e aksesueshme.
Situata më problematike është raportuar në Theth ku po punohet për zhbllokimin e rrugës Theth–Nderlysaj në fshatin Gimaj.
Bashkia Shkodër
* Situata në territorin e kësaj bashkie paraqitet e e qetë, nuk raportohen probleme me energjinë elektrike.
* Reshjet vijojnë me intensitet mesatar, pa problematika të evidentuara.
* Në fshatin Gimaj, Njad Shalë po vijon puna për zhbllokimin e rrugës Theth–Nderlysaj.
Në këtë operacion janë angazhuar forcat dhe mjetet si më poshtë vijon:
-1 ekskavator
-1 fadromë e FA.
-1 kamion i FA
-1 kamion i FA
-5 forca të Bashkisë
-14 Efektivë të FA
Strukturat vendore të angazhuara gjatë ditës:
EC: 7 persona
NSHPP: 60 persona
UKSH sh.a: 25 persona
Policia Bashkiake: 30
Mjete: 2 ekskavatorë, 2 fadroma, 2 kamionë, 3 kamioncina, 1 pick-up
Bashkia Malësi e Madhe
* Është rikthyer energjia elektrike në të gjithë territorin e bashkisë.
* Nuk raportohen situata problematike.
Bashkia Vau Dejës
* Në territorin e kësaj bashkie vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar.
* Nuk janë raportuar probleme në rrugë, ura apo problematika të tjera.
* Ka mungesë të energjisë elektrike në njësitë administrative Temal dhe Shllak.
LEXONI GJITHASHTU:
Përplasjet me protestuesit para Parlamentit, disa efektivë të lënduar marrin ndihmën e parë
“Më tregoni mua urdhrin”, Shehaj nuk lejohet nga Garda të futet në Kuvend (VIDEO)
Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Emin Riza
- 10:52 Përplasjet me protestuesit para Parlamentit, disa efektivë të lënduar marrin ndihmën e parë
- 10:46 “Më tregoni mua urdhrin”, Shehaj nuk lejohet nga Garda të futet në Kuvend (VIDEO)
- 10:38 Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Emin Riza
- 10:35 Protestuesit bllokojnë rrugën me koshat e mbeturinave, ndërhyn policia
- 10:22 Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
- 10:22 Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament