Moti ‘ndan’ Evropën, reshje dhe përmbytje në Veri, i nxehtë rekord në Jug
Rreth 4 mijë persona në Norvegji po evakuohen nga zonat e goditura nga stuhia “Hans”, që ka shkaktuar përmbytje dhe dëme. Në disa raste janë angazhuar helikopterë për të larguar banorët e zonave të largëta. Ndërkohë, jugu i Norvegjisë ndodhet në “alarm të kuq”, pas reshjeve të shumta që sollën përmbytje dhe shkatërrimin e një dige.
“Sapo mora mesazhin se do të evakuohemi menjëherë. I njëjti mesazh ka shkuar tek të gjitha familjet, që jetojnë pranë lumit. Jetojmë në një majë të vogël, ndaj druhemi se mund të ketë rrezik për rrëshqitje toke”, tha një grua.
Ndërkohë, në Kroaci, lumi Drava ka arritur maksimumin historik prej 704 centimetrash. Pak ditë më parë, për shkak të shirave të dendura rajone të ndryshme shpallën gjendjen e emergjencës, por tani situata është pak a shumë nën kontroll.
Nga ana tjetër, Spanja po vuan nga një valë e re e nxehti, e treta për këtë sezon veror. Në Valencia temperaturat kanë arritur në 46 gradë Celsius. Sipas autoriteteve, piku i vapës ishte të mërkurën, por sërish shumë rajone e mbajnë nivelin e alarmit në ngjyrë të verdhë dhe të kuq.
LEXONI GJITHASHTU:
Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte