Moti “shkund” Vlorën, pezullohen lundrimet
Reshjet e dendura të ditëve të fundit dhe erërat e forta në gjirin e Vlorës kanë bërë që në portin e qytetit të mblidhen përfaqësues të prefekturës, kapitenerisë dhe policisë kufitare.
Qëllimi është marrja e masave për përballimin e situatës. Stuhia ka shkaktuar probleme edhe në furnizimin me energji elektrike në disa fshatra.
“Për arsye që të gjitha linjat e transmetimit janë ajrore dhe jo tokësore jemi të detyruar për të ruajtur sigurinë e rrjetit dhe për të ruajtur nga avaritë e mëdha, Ost ka vendosur që një pjesë të stacioneve e kufizon dhe me rënien e intensitetit të erës e lëshon me qëllim për të mos pasur defekte. Ka edhe linja që janë defektuar dhe grupet e punës janë duke punuar,” – u shpreh prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj.
Ndërkohë që lundrimi mbetet i pezulluar për mjetet e vogla, trageti i linjës Vlorë – Brindizi pritet të niset sot.
“Aktualisht në kushtet atmosferike të portit të Vlorës parashikohet situatë që të ketë det dhe erë në drejtim jug- perëndim dhe juglindje, e cila do të ketë përmirësim në orët e mesditës. Në bazë të parashikimit trageti sot do të iki sipas orarit dhe kontratës që ka me portin detar Vlorë. Në ditët në vijim nuk do të ketë pezullim të transportit detar ndërkomvëtar thjesht të mjeteve të vogla lundruese,” – tha shefi i kapitenerisë, Lorenc Rexhepi.
Në 48 orët e ardhshme pritjen reshje me intensitet të lartë, çka ka rritur vigjilencën tek autoritetet. Sipas prefekturës dhe emergjencave civile janë marrë masat për të përballuar problemet që mund të shkarkojnë vërshimet e lumenjve apo dhe rrëshqitjet e dherave.
LEXONI GJITHASHTU:
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 18:58 Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
- 18:55 Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme