Motomjeti përplaset me autobusin në Tiranë, dëmtohet 12-vjeçari

3 Korrik 2023 | 09:08

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Tiranë arrestuan shtetasin H. Gj., pasi duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi dhe në sens të kundërt me lëvizjen shkaktoi një aksident në lagjen “5 Maji” në kryeqytet.

Motomjeti me të cilin lëvizte i riu u përplas me një autobus, duke bërë që të mbetej i plagosur një 12-vjeçar që ishte pasagjer me të në motor.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

“U arrestua shtetasi H. Gj., banues në Tiranë, pasi në rrugën “5 Maji”, duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi dhe në sens të kundërt me lëvizjen, është përplasur me autobusin me drejtues shtetasin P. F. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026